tag:blogger.com,1999:blog-49405226894054622522024-02-18T19:47:40.531-08:00wellcomeAnonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.comBlogger1201125tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-73016860771798968352014-02-07T09:57:00.001-08:002017-01-24T16:06:16.440-08:00 Masë ndalimi prej 48 orësh për 31 të arrestuarit
Ilir Dedajt, Ylli Hoxhajt dhe 29 të arrestuarve të tjerë iu është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh.
Këtë e ka konfirmuar për Koha.net avokati Tomë Gashi, i cili ka thënë se ky vendim është krejtësisht i kundërligjshëm.
“Prokurorja Fikrije Fejzullahu, prokurore e Prokurorisë Themelore në
Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ua ka shqyrtuar masën e
ndalimit prej 48 orësh. Ky vendim është krejtësisht i kundërligjshëm dhe
është keqpërdorim i drejtësisë”, ka thënë Gashi për Koha.net.
Ai ka thënë se aktiviteti i të arrestuarve, në veçanti i Ilir Dedës dhe
Ylli Hoxhës, është i njohur, dhe ata nuk as nuk do të fshihen e as do të
largohen nga Kosova.
Ndërkaq, prokuroja Fikrie Fejzullahu i ka thënë KTV-së se të ndaluarit
dyshohet se kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar me
pasoja të rënda”.
Sipas saj, Prokuroria ka prova se të ndaluarit kanë kryer këtë vepër
penale. Por prokurorja nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se
cilat janë ato prova që ka prokuroria.
Masë ndalimi prej 48 orësh për 31 të arrestuarit
Qindra dokumente, si fotografi personash të ndryshëm, kopje
pasaportash, dëftesa vizash e zarfe me polica sigurimesh, janë gjetur në
shtëpinë e Ukë Rugovës, të mërkurën. Prova të tjera të shumta që e
lidhin atë me një grup kriminal janë prezantuar të enjten nga prokurori
Allen Cansick, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
E ka bindur gjyqtaren Anna Adamska Gallant që t’ua caktojë masën e paraburgimit Ukë Rugovës, Izet Beqirit e Florjan Petanit.
Bashkëpunëtorëve të tij, Fitim Beqirit, Visar Beqirit, Asad Beqirajt,
Edison Idrizajt, Hamza Beqirit, Driton Vocës u janë caktuar nga 30 ditë
arrest shtëpiak, derisa Qefser Baholli është liruar të mbrohet në liri.
Vendimi është marrë në orën 23 e 30 minuta të së enjtes pas një seance
të gjatë që a nisur në orën 13, shkrua “Koha Ditore”.
Rugova është sjell në sallën e kinemasë, i mbuluar prej policëve të
EULEX-it me qëllim që të mos fotografohej. Vetëm koka nga prapa i
shihej. Flokët i ishin ngjitur për kokë gjatë gjumit që kishte bërë në
qeli. Të paktën edhe 30 net të tjera do t’i kalojë aty.
Djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, pos krimit të
organizuar, mashtrimit, ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës
zyrtare, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të kontrabandës me
emigrantë.
Deputeti i PDK-së, në Kuvendin e Kosovës, Ramë Vataj ka thënë se e
ka dosjen e atyre që janë pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të
Kosovës pa meritë. Për të, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk është
akademik.Ai e ka një punim me tri faqe. Nuk mund të jetë pjesë e Akademisë.
Janë avancuar njerëz që s’kanë vlerë as profesori, por janë pjesë e
Akademisë. Unë kam fakte. Janë pranuar njerëzit në Akademi vetëm pse
janë në LDK”, ka thënë Vataj në Interaktiv të KTV-së.
Sipas tij, njerëzit e LDK-së prijnë më mashtrime akademike, dhe
PDK-ja insiston që të verifikohen gradimet që prej fillimit të viteve
90.
Vataj ka kundërshtuar kërkesën e opozitës së bashkuar për shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi.
Ndërkohë, deputetja e LDK-së, Lirie Kajtazi ka thënë se nuk do të hiqet dorë nga kjo kërkesë, raporton “Koha”.
Vataj është pyetur edhe për regjistrimin e djalit të tij në Mjekësi si shtetas i huaj (francez) jashtë kuotave.
Edhe pse ka pranuar se kjo është bërë me një vendim të Ministrit dhe
pa provim pranues, ai ka thënë se është patriotike që dikush të kthehet
nga Franca dhe të studiojë në Kosovë
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com2tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-74783061257450968232014-02-07T01:01:00.005-08:002014-02-07T01:01:59.317-08:00Për dhunën ndaj studentëve, “fajtorë” edhe protestuesit?
Analistët kosovarë kanë theksuar për Telegrafin se dhuna e përdorur
nga Policia e Kosovës ndaj studentëve protestues, ka qenë e tepruar.
Sipas tyre, një situatë e tillë do të evitohej nëse rektori i
Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, do të kishte dhënë
dorëheqje.
Analisti Imer Mushkolaj tha se prania e Policisë së Kosovës ka
shkaktuar tension dhe nervozizëm tek protestuesit. Sipas tij, Policia e
Kosovës nuk do të duhej të ishte duke e mbrojtur Rektoratin e UP-së.
“Pse ka nevojë policia të mbrojë Rektoratin. Kënd po e mbron? Po e
mbron rektorin i cili është dashur që moti të largohet nga pozita e tij,
nëse jo për ndonjë arsye tjetër, të paktën për arsye morale. Nëse
thirrjet akademike i ka fituar duke botuar punime shkencore nëpër
revista të paqena, atëherë ai duhet të dorëhiqet, duke pranuar që t’i
nënshtrohet komisioneve vlerësuese, por jo komisioneve të cilat vetë i
ka formuar”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.
Bexhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut,
theksoi se protesta ka filluar në mënyrë të qetë, mirëpo sipas tij,
rrjedha e protestës ka ndryshuar pas tentimit të studentëve që të hyjnë
në brendi të Rektoratit, ku policia për t’i neutralizuar protestuesit ka
filluar të përdor sprej.
Ai tha se sjelljet e protestuesve kanë ndikuar në përshkallëzimin e situatës.
“Unë mendoj se një pjesë e përgjegjësisë për situatën e krijuar bie
edhe mbi protestuesit, të cilat i kanë tejkaluar kufijtë e një proteste
paqësore. Nuk ka pasur asnjë nevojë të ndodh përplasja në mes
Protestuesve dhe policisë. Konsideroj që studentët protestues do të
duhej të protestonin sikurse herëve tjera”, ka thënë Shala për
telegrafin.
Qindra studentë dhe anëtarë të shoqërisë civile janë mbledhur të enjten
para Rektoratit për të kërkuar dorëheqjen e rektorit të Universitetit të
Prishtinës, Ibrahim Gashi. Gjatë tentimit të studentëve për të hyrë në
brendi të rektoratit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë përdorur
sprej për t’i larguar ata, ku si për pasojë disa studentë janë detyruar
ta marrin ndihmën mjekësore
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com2tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-70455856297451140672014-01-28T01:01:00.000-08:002014-01-28T01:01:08.389-08:00 Ivanoviqit një muaj paraburgim, transferohet në Prishtinë
Prishtinë, 28 janar - (E plotësuar) Ish-kandidatit për
kryetar të Komunës së Mitrovicës Veriore, Oliver Ivanoviq, i është
caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pas kërkesë së gjykatësit
ndërkombëtar që ai të mbetet në paraburgim. KTV-ja merr vesh se Ivanoviq
mbrëmë vonë është transferuar në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Ai po dyshohet për vrasje të rëndë të kryer pas përfundimit të luftës,
ndërsa një ditë më parë ka shkuar vetë në stacionin e policisë në veri.
Pas përfundimit të intervistës, misioni i EULEX-it ka njoftuar se
intervista është zhvilluar pasi Oliver Ivanoviq është i dyshimtë në një
hetim për krime lufte, së bashku me akuzat për vrasje të rëndë të kryer
pas konfliktit. Mbrëmë, te Gjykata në veri të Mitrovicës, disa qytetarë
kanë protestuar kundër arrestimit. Aty kanë qenë edhe përfaqësues të
partisë së tij, "Serbia, demokracia, drejtësia". Përfaqësuesja e kësaj
partie, Ksenija Bozoviq, ka thënë se ka arsye për të besuar se akti i
EULEX-it ka motive politike, sepse e mërkura ishte afati i fundit për ta
paraqitur kandidaturën për kryetar të Mitrovicës Veriore në zgjedhjet e
jashtëzakonshme.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-36789360658557896302014-01-28T00:57:00.004-08:002014-01-28T00:57:59.517-08:00 Kosova i harron në Shqipëri eksponatet e familjes Jashari
Prishtinë, 28 janar - Më shumë se 200 gjësende të tekstilit në tetor të
vitit 2006 ishin dërguar për konservim në Muzeun Historik Kombëtar të
Tiranës. Por, sot e kësaj dite askush nuk është interesuar t’i kthejë
ato. Ata që kishin marrë përsipër seleksionimin e tyre thonë se nuk kanë
pasur 5 mijë euro për të paguar konservimin, derisa Muzeu i Kosovës
premton se do të nisë punën për kthimin e tyre (gjerësisht sot në “Kohën
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-4355079169302201152014-01-28T00:56:00.001-08:002014-01-28T00:56:09.057-08:00Rreth 25 mijë mësimdhënës do t’iu kthehen studimeve
Prishtinë, 28 janar – Të gjithë mësimdhënësit lëndorë, të nivelit të
mesëm të ulët dhe atij të lartë, nëse duan të ruajnë vendin e tyre të
punës, duhet t’iu kthehen studimeve, për të përfunduar masterin në
Fakultetin e Edukimit. Siç shkruan sot “Koha Ditore”, rreth 25 mijë
mësimdhënës do të jenë të detyruar t’iu kthehen studimeve.
Reformimi
i sistemit arsimor i obligon mësimdhënësit që pas tre vjetësh të jenë
me diploma master, nëse duan të punojnë me nxënës të klasave nga 6 deri
në 12, përkatësisht të japin mësim në nivelin e mesëm të ulët, që nis
nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, si dhe në nivelin e mesëm të
lartë nga klasa e dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë (gjerësisht sot në
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-88313873897431750182014-01-28T00:54:00.002-08:002014-01-28T00:54:30.703-08:00 Policia u kërkon studentëve zhbllokimin e Rektoratit
Prishtinë, 28 janar - (E plotësuar)Nga
vendi i ngjarjes, para Rektoratit të UP-së, raportohët se kanë filluar
të arrijnë përforcime policore, që është shenjë se policia mund të
ndërhyjë për zhbllokimin e tij.
Prishtinë, 28 janar - (E plotësuar) Dhjetëra
studentë vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar Rektoratin e UP “Hasan
Prishtina”, të vendosur aty që para orës tetë. Ata po kërkojnë
dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.
Isa Hasani nga lëvizja “Studim, Kritikë, Veprim”, i ka thënë KTV-së se
ata janë të vendosur me kërkesat e tyre që rektori Gashi të dorëhiqet,
të nisë një hetim për stafin akademik të UP-së pas skandalit të fundit,
si dhe politika të mos ndërhyjë në punën e universitetit nëpërmjet
këshillit drejtues të UP-së.
Dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në hyrje të
Rektoratit dhe kanë kërkuar nga studentët që të zhbllokojnë rrugën.
Policia ka thënë se studentët nuk e kanë paralajmëruar protestën.
Rektori Gashi nuk ka mundur të shkojë në vendin e tij të punës.Prishtinë, 28 janar - (E plotësuar) Policia, që
ndodhet para objektit të Rektoratit të UP, të bllokuar që në mëngjes nga
studentët, ka kërkuar prej tyre të lirojnë hyrjen e personelit nëpër
zyra. Por, protestuesit thonë se do të presin orën 16, pa e sqaruar pse
deri atëherë. Policia thotë se protesta nuk është e paralajmëruar, që
këtyre u jep të drejtën e shpërndarjes së saj forcërisht.
08:31-Bllokohet Rektorati, studentët kërkojnë dorëheqjen e rektorit
Prishtinë, 28 janar – Punonjësit e Rektoratit të
Universitetit “Hasan Prishtina” s’kanë mundur sot të hyjnë zyrat e tyre.
Rektoratin e kanë bllokuar studentët, të cilët me pankarta kërkojnë
dorëheqjen e rektorit, këto ditë të përfolur jo vetëm nëpër medie për
mungesë ose dyshime aftësish shkencore. Pankartat, por edhe brohoritjet e
disa dhjetëra studentëve, të organizuar nga Organizata Studentore për
Barazi SKV – “Studim, Kritikë, Veprim”, pastaj Klubi i Studentëve dhe
Studentët e Ulqinit në UP kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.
“Ibrahim hup!”, shkruan në njërën nga pankartat, kurse në të tjerat
“UPrish”, Rektor 0 (zero) punim shkencor”, “Jo këshill drejtues,
autonomi”.
Ata vazhdojnë të mbajnë të bllokuar hyrjen në Rektorat.
Policia është aty, por nuk ka ndërhyrë.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-53083517031894327272014-01-27T12:10:00.001-08:002014-05-17T13:04:59.286-07:00Akuza për tenderin 10 milionësh të BE-së
Konzoricumi italiano-serb "Culligan Italiana S.p.A. & Lad Group
Doo" nuk po arrin as me një vit vonesë ta përfundojë njërin nga
projektet më të mëdha të Bashkimit Evropian(BE) në Kosovë për zgjerimin e
fabrikës për trajtimin e ujërave në Shipol të Mitrovicës.
Për shkak të këtyre vonesave ka plasur edhe sherri mes konzorciumit
fitues të tenderit në vlerë prej rreth 10 milionë euro dhe
nënkontraktorit, përkatësisht kompanisë kroate “Zagorje Tehno
Beton”(ZTB). Kjo e fundit po akuzohet se nuk i ka kryer punimet në bazë
të standardeve ndërkombëtare dhe është vonuar në ekzekutimin e punimeve.
Në anën tjetër, kompania kroate është ankuar se konzoricuimi
italiano-serb i ka mbetur borxh prej hiç më pak se 633 mijë euro, pa e
përfshirë këtu edhe mospagesën e TVSH-së. Gazeta “Zëri” muaj më parë
kishte raportuar se kompania kroate ZTB ka fituar edhe një tjetër tender
në vlerë prej 7 milionë euro nga BE për ndërtimin e shkollave dhe
hallave sportive në komuna të ndryshme të Kosovës, përderisa ka ankesa
për vonesë 20 mujore në përfundimin e punimeve dhe cilësi të ulët të
punimeve.
Një vit vonesë në përfundim të punimeve
Konzorciumi italiano-serb në vitin 2011 kishte nisur punimet për
zgjerimin e fabrikës për trajtimin e ujërave në Shipol të Mitrovicës,
pasi ishte shpallur fituese e tenderit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit
Evropian në Kosovë në vlere prej 9,738,000 euro. Projekti që kishte për
qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë për më shumë se 250 mijë banorë
të regjionit të Mitrovicës, ku përfshihen edhe komuniteti serb, romë,
boshnjak dhe turk, është dashur të përfundojë në janar të vitit 2013.
Mirëpo, as me një vit vonesë, ky projekt nuk është finalizuar ende.
Millosh Markoviq, drejtor ekzekutiv i kompanisë nga Beogradi “Lad
Group”, e cila bashkë me kompaninë italiane ka fituar këtë tender vite
më parë, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se gjatë realizimit të
projektit kanë dalë punë shtesë dhe vendosja e pajisjeve të reja,në
marrëveshje me punëdhënësin(Komisionin Evropian).
Sipas tij, tashmë projekti është në fazën përfundimtare, ku të gjithë
komponentët e procesit janë dorëzuar dhe madje edhe manuali udhëzues
për operimin e uzinës dhe trajnimin e stafit vendor është zhvilluar dhe
miratuar, ndërsa punimet përfundimtare për peizazhin, riparimin e
rrugëve, etj, janë duke vazhduar paralelisht me testet për thatësinë dhe
lagështinë e pajisjeve elektromekanike.
“Duke pasur parasysh se të gjitha procedurat dhe punët janë kryer nën
mbikëqyrje dhe në përputhje me kontratën, nuk ka asnjë shqetësim në
lidhje me qëllimin final të projektit dhe datën e fundit të realizimit, e
planifikuar për në pranverë të vitit 2014”, ka sqaruar Markoviq.
Ai ka shtuar se projekti në fjalë është shumë kompleks dhe komunikimi
me mbikëqyrësit, inxhinierët dhe punëdhënësit ka qenë gjithmonë në
mirëbesim, për hir të realizimit të suksesshëm të projektit.
“Kontraktori operon sipas standardeve më të larta në mënyrë që të
plotësojë kërkesat strikte të Komisionit të BE-së”, shprehet ai.
Akuza mes kontraktorit dhe nënkontraktorit
Megjithatë, Markoviq konfirmon telashet me kompaninë kroate Zagorje
Tehnobeton, e cila ka qenë e angazhuar si nënkontraktore në këtë
projekt.
“Bashkëpunimi ynë me “Zagorje Tehnobeton”, si një nënkontraktor, për
miratimin e punimeve civile, përfundoi në mes të vitit 2013, pasi që ky
nënkontraktues nuk i ka plotësuar standardet e kërkuara të përcaktuara
me kontratë dhe është vonuar në ekzekutimin e punimeve”, sqaron
Markoviq.
Ai ka bërë të ditur se problemi kryesor për ndërprerje të kontratës
ka qenë se rezervuarët e betonit, të cilat punime i ka realizuar
nënkontraktori, nuk ishin rezistentë ndaj ujit për shkak të instalimit
të pakujdesshëm të betonit.
“Nënkontraktori ka dështuar për të ekzekutuar një riparim cilësor të punëve në rrjedhjet e ujit.
Pas përfundimit të nënkontratës, ne kemi arritur me sukses për të
kompensuar vonesat e ndërmjetme dhe riparimin e rrjedhjeve të shkaktuara
nga “Tehnobeton”, me angazhimin shtesë të personelit të kontraktuesit.
Deri në këtë moment,testimi përfundimtar i padepërtueshmërisë së ujit
është në zhvillim e sipër si pjesë e testimeve”, ka nënvizuar ai.
Gazeta “Zëri” në lidhje me këtë çështje i ka dërguar pyetje edhe
zyrtarëve të kompanisë kroate “Zagorje TehnoBeton”, mirëpo ata nuk janë
përgjigjur. Mirëpo, muajin e kaluar gazeta “Zëri” kur kishte raportuar
për vonesat e kompanisë kroate në projektin për ndërtimin e shkollave
dhe hallave sportive, zyrtarët e e Zagrorje Tehno Beton pavarësisht se
nuk ishin përgjigjur për më shumë se dhjetë ditë në pyetjet e gazetës,
kishin dërguar një reagim duke thënë se në Kosovë përmes investimeve dhe
projekteve vetjake kanë investuar 8 milionë euro.
Në këtë reagim konfirmohej se kanë kryer punë ndërtimore në vlerë
prej rreth 1.9 milionë euro në projektin e fabrikës së ujit në Shipol të
Mitrovicës, përderisa, siç thuhej në reagim, punëkryerësi
kryesor(konzorciumi italiano-serb) i ka mbetur borxh rreth 633 mijë
euro, si dhe nuk i ka paguar shumën e plotë të TVSH-së, e cila në vlerë e
përmendur të punëve të kryera është 302.456 euro. “Shpenzimet e
përgjithshme bruto të këtij projekti për Zagorje Tehno Beton janë 3.1
milionë euro, kurse deri më tani punëkryerësi kryesor na ka paguar
1.450.000 euro”, bëhej e ditur mes tjerash në këtë reagim të ZTB.
Mirëpo, Markoviq thotë se drejtues të kompanisë ZTB nuk është pajtuar
me vendimin për ndërprerje të kontratës, me ç’rast këtë çështje e
adresuan në Gjykatë, e cila është deklaruar jo kompetente dhe anuloi
procedurën ligjore.
“Deri më sot, ne nuk jemi informuar zyrtarisht nëse nënkontraktori ka
iniciuar procedurën kontestimore para institucionit të autorizuar, ose
dorëzuar një padi, duke pasur parasysh natyrën dhe madhësinë e punëve të
papërfunduara dhe punët me defekte që duhet të riparohen, si dhe dëmet e
vonesës dhe fakti që pjesa më e madhe e vlerës së kontraktuar, i është
paguar nënkontraktorit, ne nuk presim një ankesë të tillë në të
ardhmen”.
Fabrika e gatshme në gjysmën e dytë të 2014
Në anën tjetër, në përgjigjet e dërguara nga Zyra për informim e
Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, thuhet se në këtë
kontratë janë
ballafaquar me disa vështirësi të paparashikuara gjatë implementimit
si: Riparimi i rrjedhjeve në kanalin e ujit të “Iber Lepencit”, i cili
gjithashtu shërben si ujë hyrës për fabrikën e ujit. Përveç kësaj, sipas
Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, më kërkesë të përfituesit, që është
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica, janë bërë ndryshimet për të
mundësuar më tepër një metodë më efikase të përpunimit të ujit që do të
inkorporoheshin në një fazë më të vonshme.
Pavarësisht këtyre vonesave në projekt, financuesit e këtij projekti
thonë se janë të kënaqshëm me punën e nënkotraktorit, ndërsa nuk
komentojnë pse është angazhuar kompania kroate, e cila ka dështuar t’i
kryejë me kohë punimet edhe në projektet tjera të financuara nga fondet
evropiane.
“ Konsorciumi "Culligan Italiana S.p.A. & Lad Group Doo" është i
vetmi partner kontraktual për KE, i cili mbetet tërësisht përgjegjës për
projektin. Nuk i takon Zyrës së BE-së të komentoj për palët e treta, me
të cilat ata kanë vendosur të punojnë”, ka deklauar zyrtarët e KE-së në
Prishtinë.
Drejtuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë
kanë shtuar se fabrika e ujit është aktualisht funksionale dhe nëse
gjithçka shkon sipas planit, kapaciteti shtesë i fabrikës pritet të jetë
i gatshëm në gjysmën e dytë të vitit 2014.
Drejtori i Ujësjellësit: S’ka arsye për vonesa
Faruk Hajrizi, drejtor i Kompanisë Ujësjellësi Rajonal Mitrovica, ka
konfirmuar për gazetën se kanë bërë kërkesë për punë shtesë në projekt,
përkatësisht ndërtimin e Njësisë së Ozonit (O3) për luftimin e baktereve
me ozon.
Sipas tij, ndërtimi i kësaj njësie nuk ka zgjatur më shumë se 15 ditë
dhe ky sigurisht, siç ka thënë ai, nuk ka qenë arsye për t’u vonuar një
vit lëshimi i fabrikës së re të ujit në Shipol.
“As puna tjetër, apo vështirësitë që kanë dalë gjatë implementimit të
projektit, siç është riparimi i rrjedhjeve në kanalin e ujit të
Ibër-Lepencit, që shërben si ujë hyrës për fabrikën e ujit nuk ka marrë
shumë kohë për t’u vonuar një vit, pasi që është riparuar vetëm një
pjesë e kanalit”, ka pohuar Hajrizi, duke potencuar se tani kur janë
siguruar edhe pajisjet e nevojshme, afati i fundit për t’u lëshuar
Fabrika për përpunimin e ujit në Shipol është 12 prilli i këtij viti.
Drejtori i Ujësjellësit të Mitrovicës sqaron se fabrika e Ujit në
Shipol një vit do të mbikëqyret nga Komisioni Evropian,ndërsa pas një
viti fabrika do t’i dorëzohet Kompanisë Ujësjellësi Rajonal Mitrovica.
“Fabrikën,
e cila ka kapacitetin prej 700 litra në sekondë do ta pranojmë vetëm
nëse është konform standardeve evropiane”, shprehet ai.
Tenderët milionësh të kompanisë kroate në Kosovë
Përndryshe, gazeta “Zëri” në dhjetor 2013 ka publikuar një tekst në
dy vazhdime, ku jepeshin fakte se si fondi prej 7 milionë euro i
Komisionit Evropian po keqpërdoret nga kompania kroate “Zagroje
Tehnobeton”(ZTB).
Kjo e fundit në vitin 2010 kishte fituar tenderin për ndërtimin e
shkollave dhe hallave sportive në komuna të ndryshme të Kosovës, pas
zotimeve të ofruara për realizimin e punimeve sipas dinamikës së
paraparë dhe cilësisë sipas standardeve evropiane.
Mirëpo, tre vjet pas përfitimit të njërit nga projektet më të mëdha
evropiane në vend, as zotimi i parë e as i dyti nuk janë përmbushur nga
kontraktori kroat, duke e nxjerrë kështu në pah keqmenaxhimin dhe
keqpërdorimin e fondeve të taksapaguesve evropianë.
Nxënësit në këto rajone vazhdojnë të mësojnë nëpër “shkolla
gërmadha”, të cilat nuk i plotësojnë as kushtet minimale për zhvillimin e
procesit arsimor, derisa shkollat e reja vazhdojnë të qëndrojnë të
mbyllura, ndonëse për to shiriti ishte dashur të pritej para një viti e
gjysmë.
Punimet e kryera në objektet e reja shkollore janë të një cilësie të
ultë, ku në ditët me shi ato shndërrohen në “pishina”, pasi që uji
depërton brenda.
Ish-drejtori i “Zagorje Tehnobeton”, Miroslav Buniq, ishte arrestuar
muaj më parë nga autoritetet policore kroate në aferën HAC (autostradave
kroate) nën dyshimin se ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratave
fiktive.
Hetuesit pretendonin se kompanitë nënkontraktuese i kanë paguar rreth
4 milionë euro në llogari të një kompanie çeke, në mënyrë që HAC t’i
angazhojë në kryerjen e punimeve dhe t’i privilegjojë në pagesën e
borxheve.
Gazeta kroate “Jutarnji List” në edicionin e 13 nëntorit të
2013 shkruante se pas qëndrimit përreth një muaj në paraburgim, Buniq
dhe pesë të dyshuar të tjerë në këtë aferë u liruan nga paraburgimi me
vendim të Gjykatës së Qarkut në Zagreb.Ai më 14 nëntor 2013 ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i kompanisë “Zagorje Tehnobeton”.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-83460597353858268082014-01-27T12:06:00.001-08:002014-01-27T12:06:38.832-08:00Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Hondurasit (Foto)
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori
pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit presidencial të Presidentit të
Republikës së Hondurasit, zotëri Juan Orlando Fernandez Alvarado.
Në ceremoninë e inaugurimit Presidencial, në kryeqytetin Tegucigalpa,
morën pjesë presidentë dhe udhëheqës të shteteve të ndryshme të
Amerikës Qendrore dhe Jugore.
Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit në Honduras, gjatë ditës së
djeshme, u takua me presidentin e zgjedhur Juan Orlando Fernandez
Alvarado, kurse gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me Presidentin e
Panamasë dhe ministrin e jashtëm të El Salvador.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-89398702816532964552014-01-27T12:04:00.002-08:002014-01-27T12:04:39.355-08:00 Kuvend, të enjten ratifikohen dy marrëveshje ndërkombëtare
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të mbajtur të hënën,
ka vendosur që këtë të enjte të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit, ku,
pas shtrimit të pikave të përhershme të seancave të rregullta: koha për
deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare,
deputetët në këtë seancë do të ratifikojnë edhe dy marrëveshje
ndërkombëtare.
“Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për
Statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së
Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës gjatë
qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve respektive, si
dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për hua dhe financim
ndërmjet KFW Frankfurt Am Main, Republikës së Kosovës dhe Operatorit të
Sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSST, për përmirësimin e rrjetit të
transmisionit”, bën me dije Kryesia e Kuvendit përmes një komunikate për
media.
Në të njëjtën seancë, Kryesia njofton se deputetët do të
shqyrtojnë për herë të parë shtatë projektligje të tjera: Projektligjin
për shërbimin gjeologjik të Kosovës, Projektligjin për masat antidamping
dhe masat kundërbalancuese, Projektligjin për mbrojtjen nga zhurma,
Projektligjin për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij,
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me
armë dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara
shtetërore për siguri, Projektligjin për armë, si dhe Projektligjin për
Inspektoratin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.
“Duke e shqyrtuar kërkesën e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave
Publike për auditimin e raporteve financiare dhe raportit të deklarimit
financiar të fushatës të cilat dorëzohen nga subjektet politike në KQZ,
Kryesia e ka ngarkuar Administratën e Kuvendit të ndërmarrë veprimet e
nevojshme për të bërë thirrje të hapur për aplikim, për përzgjedhjen e
së paku 10 auditorëve të licencuar, të cilët do të auditojnë raportet
vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës së
subjekteve politike”, u tha në mbledhjen e Kryesisë.
Ndërkaq, në
bazë të njoftimit që ka marrë Kryesia për dorëheqjen e katër anëtarëve
nga Grupi Parlamentar “Ardhmëria e Përbashkët”, Kryesia ka konkluduar se
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-41872912204491380132014-01-27T12:02:00.001-08:002014-01-27T12:02:07.950-08:00EULEX kërkon paraburgimin e Ivanoviqit
Mitrovicë, 27 janar(E plotësuar)Misioni Evropian për
Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, ka bërë me dije se të hënën gjatë
ditës, Oliver Ivanoviq është paraqitur vullnetarisht në Stacionin
Policor në Mitrovicën e Veriut, me marrëveshje paraprake në mes të një
prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) dhe
përfaqësuesit ligjor i Oliver Ivanoviqit.
“Prokurori pastaj ka zhvilluar një intervistë me Oliver Ivanoviqin, si i
dyshuar në një hetim për krime të luftës, së bashku me akuzat për
vrasje të rëndë të kryer pas konfliktit. Intervista ka përfunduar dhe
prokurori ka ekzekutuar urdhrin për arrestim, dhe është duke kërkuar nga
gjykata që të marrin në konsideratë kërkesën për paraburgim”, bën me
dije EULEX përmes një njoftimi për media, raporton Koha.net.
Aktualisht, siç njofton EULEX, kërkesa për paraburgim i është paraqitur
gjykatës “dhe kjo është e gjitha që mund të themi për momentin”.
SDP: Ivanoviq s’është arrestuar, i është përgjigjur ftesës së EULEX-it
Mitrovicë, 27 janar – (E plotësuar) Nga selia e
Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia’ (SDP) pohohet se
lideri i saj, “Oliver Ivanoviq nuk është arrestuar, por si një qytetar i
përgjegjshëm i është përgjigjur ftesës së EULEX-it për të dhënë
deklaratë”, thuhet në kumtesën për medie, transmetojnë mediet e
Beogradit.“Kjo ftesë absolutisht ka prapavijë politik e me qëllim të
krijimit të baraspeshës me arrestimet nga radhët e shqiptarëve”, vazhdon
komunikata, sipas të cilës kjo pa dyshim synon edhe krijimin e frikës
dhe të destabilitetit në gjithë komunitetin serb në Mitrovicë.
Është arrestuar Oliver Ivanoviq
Mitrovicë, 27 janar – Siç merr vesh korrespondenti i
“Kohës Ditore” në Mitrovicë, Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Oliver
Ivanoviqin, kandidat për kryetar të Mitrovicës së veriut. Arrestimi,
siç konfirmojnë burime brenda partisë së tij, ai është arrestuar me
dyshime për vrasjet që ndodhën nga viti 1999-2000. Ai edhe më herët
ishte përmendur si një nga organizatorët ose pjesëmarrësit në këto
vrasje. Ndërkohë, agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, por edhe media të
tjera serbe të Beogradit, raportojnë se Policia e EULEX-it e ka
arrestuar sot Oliver Ivanoviqin. Sipas këtyre burimi ai është arrestuar
në pjesën veriore të Mitrovicës.
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq, ia ka konfirmuar agjencisë serbe
të lajmeve, Tanjug, se është në zhvillim e sipër një aksion në pjesën
veriore të Mitrovicës, por nuk ka dhënë asnjë hollësi dhe as ka
përmendur ndonjë emër. Për këtë ajo ka paralajmëruar se do të ketë më
vonë një komunikatë, përmes të cilës do të jepen hollësitë se për çka
është fjala.
Oliver Ivanoviq është kryetar i Iniciativës Qytetare SDP (Slloboda,
Demokracija, Pravda – Liria, Demokracia, Drejtësia) dhe kandidat për
kryetar të Mitrovicës.
Siç bëhet e ditur jozyrtarisht, ai momentalisht është duke u marrë në
pyetje në bazën e EULEX-it në pjesën jugore të Mitrovicës.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-58034761401945832832014-01-27T11:59:00.002-08:002014-01-27T11:59:42.378-08:00Berisha kundër “Jugosllavisë së re” pasi dominohet nga serbët
sh-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sot për herë të parë
për një projekt që është përfolur shumë muajve të fundit, atë që quhet
“Jugosllavia e Re”.
Në deklarimin e tij në faqen e tij të
Facebook, Berisha ka kujtuar se si vitin e kaluar në disa takime
rajonale është diskutuar për krijimin e një nisme të re që përfshin 6
vendet e Ballkanit Perëndimor; Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë
dhe Bosnje Hercegovinën.
Kjo nismë, sipas Berishës, është
iniciuar nga Mali i Zi dhe mbështetur fuqimisht nga komisioneri Stefan
Fule, ndërkaq nisma ka institucionet e veta si Asamblenë Parlamentare
dhe ekzekutivin (sekretariatin) e vet etj., etj., dhe synon lehtësimin e
integrimit evropian të këtyre vendeve.
“Në Beograd nisma është
pritur me ngazëllim dhe rëndom në qarqe politike, media, shoqëri civile
flitet me nostalgji nga neo-jugosllavet për krijimin e Jugosllavisë së
re. Nuk më duket se është rasti për një Jugosllavi të re por në të
vërtet të gjitha rrugët e nismës të çojnë në Beograd. Ne, para
zgjedhjeve, dhe Kosova, e kemi kundërshtuar këtë nismë e cila de fakto
ka për kryeqendër të saj Beogradin dhe përjashton Kroacinë dhe
Slloveninë”, ka thënë Berisha, transmeton Koha.net. Ai mendon se kjo nismë do të zgjonte demonët e nacionalizmave. “Mirëpo
ajo është pëlqyer nga vendet e tjera, të cilat për arsye të ndryshme
duan të ndjehen më afër “Little big brother-it” të tyre. Pas zgjedhjeve,
“kodi i heshtjes” ka mbuluar qëndrimin e qeverisë shqiptare si për
çështje të tjera edhe për këtë çështje”.
“Problemi bëhet
shqetësues sepse pas anulimit të papritur, mbasi ishte nisur, të vizitës
së Ramës nga Beogradi, burime diplomatike njoftojnë se nisma do jetë në
axhendën e diskutimeve Rama - Daçiç në shkurt, në Beograd. Gadishulli
ynë mund të stabilizohet vetëm si rajon i shteteve të barabarta dhe jo
nëpërmjet dominancës serbe, e cila është provuar tashmë si një nga
eksperimentet më tragjike për vendet e tij. Vendet tona kanë nevojë të
kenë si kryeqytet të dytë Brukselin dhe jo Beogradin. Nisma e Ballkanit
Perëndimor 6 është thjesht nonstarter”, ka theksuar Berisha në postimin e
tij në Facebook.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-12886966611788058022014-01-27T11:57:00.001-08:002014-01-27T11:57:23.699-08:00Thaçi: Shpresojmë të kemi takim konstruktiv
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfaqur shpresën se takimi i
tij i sotëm me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, do të jetë
“konstruktiv”.Duke folur para gazetarëve sot në Bruksel, Thaçi ka
theksuar se “shpresojmë se do të kemi një takim që do të rezultojë me të
arritura konkrete, në veçanti në fushën e funksionalizimit të sistemit
të drejtësisë”, raporton REL.
Më tutje ai ka theksuar se do të vazhdoj diskutimi për hapat e mëtejshëm
të impelementimit të të gjitha marrëveshjeve, “që i kemi arritur deri
më tani në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë”.
Kryeministri Thaçi ka vlerësuar se “tash, çështjet janë më të lehta, pas
funksionalizimit të katër Kuvendeve Komunale edhe në veri dhe zgjedhjes
së tre kryetarëve atje, ndërsa më 23 shkurt do të zgjedhet edhe
kryetari i ri në veri të Mitrovicës”.
Aktualisht në Bruksel, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për
politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, po takohet me
kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ndërsa pas tij në radhë është
takimi Ashton – Thaçi, e pastaj fillon takimi tripalësh, Ashton – Thaçi –
Daçiq.
Nisin takimet në Bruksel
Bruksel, 27 janar - Në kuadër të dialogut Kosovë -
Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi
Evropian, në Bruksel, aty kah ora 18-të, ka filluar takimi ndërmjet
përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe
siguri, Catherine Ashton, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq.
Pas bisedimeve me Daçiqin, Ashton do të takohet me kryeministrin e
Kosovës, Hashim Thaçi, e pastaj pritet edhe takimi i përbashkët, ka
njoftuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Ashton, raporton REL.
Ndërkaq Ashton, para takimit ka deklaruar se palët do të vazhdojnë bisedimet për zbatim të marrëveshjes së prillit.
“Takimi mbahet pas konstituimit të suksesshëm të katër komunave me
shumicë serbe në veri të Kosovës dhe palët do të vazhdojnë bisedimet për
zbatimin e marrëveshjes së arritur në prill të vitit të kaluar, për
normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Ashton në
prag të takimit të sotëm, transmeton DW.
E Kryeministri i Serbisë, Daçiq, thotë se në këtë moment nuk ka elemente
të mjaftueshme për një marrëveshje të re dhe se në vazhdim do të
bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.
“Duhet të përfundojmë bisedimet për aspektet juridike dhe statutin e
bashkësisë së komunave serbe. Ka dhe çështje të tjera për të cilat
ekziston marrëveshje parimi dhe të cilat presin zbatimin: si energjia,
telekomi etj. Por ka dhe tema të tjera që duhet të hapen, si pasuria dhe
pronat, pozita e Kishës Ortodokse Serbe dhe trashëgimia kulturore. Në
rend dite do të jetë edhe çështja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë
dhe kushtet për pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje. Të gjitha këto
tema duhet të hapen në takimet e radhës”, thotë Daçiq.Ky është takimi i 21-të i deritashëm i të dy kryeministrave, ndërsa i
pari këtë vit, në të cilin pritet të diskutohet për aspekte të
implementimit të marrëveshjes nga prilli i vitit të kaluar.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com2tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-6663824194945533412014-01-18T02:48:00.000-08:002014-01-18T02:48:31.239-08:00Shefqet Krasniqi qan dhe lutet për shi
Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, gjatë faljes së namazit të xhumasë u lut sot që të bjerë shi.
Pas
thatësirave të fundit në Kosovë dhe rënies së nivelit të ujit në
liqene, e në një kohë kur dimri i ngjan verës, hytben e tij e mbajti me
lotë në sy me kërkesën që të gjithë t’i luten Zotit për shi.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-86866533863939802062014-01-18T02:43:00.001-08:002014-01-18T02:43:12.141-08:00Sa janë serioze "kërcënimet" e veteranëve të UÇK-së?
Edhe pse disa herë janë "kërcënuar" se do të formojnë parti politike
nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, organizata e Veteranëve të Luftës
(OVL-UÇK) deri më tani nuk e ka bërë këtë gjë.
"Shantazhet" e vazhdueshme drejt ekzekutivit kosovar janë më tepër
"matje e pulsit" sesa pritje për ndonjë veprim konkret të tyre, ka
vlerësuar analisti Bexhet Shala.
Ndërsa, i pari i organizatës, Muharrem Xhemajli, tha për Telegrafin
se përfoljet e ditëve të fundit se veteranët do të formojnë parti
politike janë produkt mediatik.
Ai theksoi se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre të cilat janë
artikuluar tash e katërmbëdhjetë vite do të detyrohen që ta ndryshojnë
formën e përfaqësimit të interesave të veteranëve të luftës. "Ne
kërkojmë që Ligji për Vlerat e Luftës të kalojë në Parlamentin e
Kosovës”, ka thënë Xhemajli.
Analisti Bexhet Shala, theksoi se nuk është hera e parë që veteranët e
UÇK-së dhe organizatat të cilat i përfaqësojnë interesat e tyre po
flasin me këtë gjuhë në raport me institucionet e Kosovës. Shala tha për
Telegrafin që formimi i një subjekti politik në këtë kohë nuk është
"ide fort e qëlluar”.
“Unë mendoj se veteranët e UÇK-së janë të ndarë në disa parti
politike, dhe vota e tyre është e ndarë në disa tabore, shumica e tyre
janë në PDK dhe AAK, pjesa tjetër nëpër parti tjera. Formimi i një
subjekti politik nuk do t'i grumbullonte automatikisht veteranët e
UÇK-së rreth asaj platforme”, ka thënë Shala për Telegrafin.
Në anën tjetër, dhjetëra veteranë të UÇK-së, nën organizimin e
Këshillimit për Mbrojtjen e të Drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, kanë
protestuar një ditë më parë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, për
të kërkuar të drejtat e tyre.Gjatë protestës e cila zgjati rreth një orë, veteranët dhe përkrahësit e
tyre, u munduan hyjnë në Kuvendin e Kosovës, por u tërhoqën pasi
kërkuan nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, që të takoheshin me të
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-86225496741414728102014-01-18T02:40:00.001-08:002014-01-18T02:40:28.050-08:00Tërmkolli: Isa Mustafa e urrente Ibrahim Rugovën
Partia e Ramush Haradinajt vazhdon të mbetet në kundër-ofensivë.
Melihate Tërmkolli, anëtare e Kryesisë së AAK-së, i është përgjigjur
akuzvave ndaj Ramush Haradinajt bërë së fundi nga LDK-ja dhe Donika
Gërvalla, e afërt me këtë parti.
Në një intervistë në Interaktiv
të KTV-së, Tërmkolli tha se akuzat e tilla e kanë burimin në Beograd,
dhe se bëhen nga ata që nuk e duan kthimin e Haradinajt si kryeministër i
Kosovës.
Ajo ka folur edhe për akuzat e mëhershme të Gazmend
Muhaxherit ndaj AAK-së, duke thënë se ai ka qenë një njeri që ka punuar
kundër Rugovës. Për më tepër, ish-anëtarja shumëvjeçare e LDK-së tha se
as kryetari aktual i saj, Isa Mustafa nuk i ka pasur punët mirë me
Rugovën.
“Isa Mustafa e ka urrejtur Ibrahim Rugovën. E ka
urrejtur. Ai bashkë me Bujar Bukoshin i kanë ndalë paratë që duhej të
vinin për LDK-në. Ato nuk na duheshin për të blerë vetura luksoze, por
për të ngritur zërin për Kosovën”, ka thënë Tërmkolli.
Sipas
saj, është e ditur botërisht se Mustafa ka qenë pjesë e sistemit të
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-24198569060658271262014-01-18T02:38:00.001-08:002014-01-18T02:38:10.129-08:00Të dyshuarit për terrorizëm planifikonin rrëmbime dhe vrasje
Prishtinë, 18 janar - Policia e Kosovës kishte marrë informata se Bujar
Behrami dhe Genc Selimi po përgatisnin rrëmbimin dhe vrasjen e një
qytetari serb nga rajoni i Vushtrrisë. Hetimi kishte zbuluar se ata
përbënin një grup të rinjsh me prirje radikale fetare. Të gatshëm për të
kryer sulme terroriste, siç janë cilësuar nga Prokuroria. Për këtë
kanë blerë edhe armë adekuate si snajper e eksploziv TNT.
Prokuroria
vazhdon të kryejë hetime kundër Genc Selimit, Nuredin Sylejmanit, Valon
Shalës, Ardian Mehmetit, Musli Hysenit, Fidan Demollit dhe Bekim
Mulollit. Ata dyshohen se duke u përgatitur për të kryer vepra të rënda
të lidhura me terrorizëm e që ishin të nxitura nga motivet e urrejtjes
racore, fetare apo etnike, përçarjes apo mosdurimit kombëtar. Atyre u
është vazhduar paraburgimi deri më 5 shkurt. Ky grup të rinjsh është
arrestuar në kohën kur kosovarë të shumtë janë duke luftuar në Siri.
Dyshohet se janë bërë pjesë e grupeve terroriste. Disa ditë pas
arrestimit, dikush që veten e kishte quajtur Xhemati i TeHuidit dhe
Xhihadit në Kosovë kishte kërcënuar Policinë me “sulme të dhimbshme”.
Prokuroria pretendon se është zbuluar nga cili grup është lëshuar, por
nuk janë identifikuar individët.
Rastin e këtyre të rinjve të
dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste e ka marrë EULEX-it.
Prokurori special i këtij misioni, Robert Kucharski është në krye të
hetimit. Prokuroria nëpërmjet ndihmës ndërkombëtare pritet të kërkojë
nga Facebooku dhe Microsofti për të marrë të dhënat e komunikimit të
tyre elektronik.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-8516552328043958522014-01-18T02:35:00.003-08:002014-01-18T02:35:44.598-08:00. Serbët e Kosovës pritet të votojnë në zgjedhjet e Serbisë
Beograd, 18 janar – Por qe se shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në
Serbi., edhe serbët nga Kosova mund të dalin në zgjedhje, shkruan sot
“Novosti”, transmeton Koha, net.
Për këtë janë të bindur autoritetet në Beograd por ekziston një
dilemë e madhe se si do ta shikojnë këtë proces Brukseli e Prishtina.
Është vendimtare nëse ky votim do të bëhet nën “diasporën serbe”, apo
fletëvotimet nga Kosova do të trajtohen si ato të Serbisë?
- Nëse
Nikoliq (kryetari i Serbisë) i shpall zgjedhjet, nuk ka pikë kontesti
që serbët në Kosovë të mos votojnë në ato zgjedhje, thotë ministri për
Kosovën Aleksandar Vulin.
Shefi i të ashtuquajturit Këshill i
Kosovës në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun thotë se pjesëmarrja e
serbëve të Kosovës në votime nuk mund të vihet në pikëpyetje pasi ata
janë shtetas të Serbisë, me dokumente të këtij shteti.
- Besoj
se BE do të përpiqet që edhe serbët në Kosovë të votojnë të papenguar.
Prishtina le at interpretojë si të dojë. Serbët atje nuk janë diasporë,
tha Drecun.
Ish - ministri për Kosovën Slobodan Samarxhioq pohon
se serbët në Kosovë do të votojnë sikurse serbët në Hungari, në Gjermani
e ose në ndonjë shtet tjetër.Oliver Ivanoviq mendon se Prishtina do të përpiqet t’i pengojë këto
votime dhe se njëkohësisht do të bëjë përpjekje që shqiptarët në Luginën
e Preshevë të votojnë për institucione të Kosovës.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-28997591164824936112014-01-14T03:07:00.001-08:002014-01-14T03:07:23.030-08:00Zgjedhjet, në fund të shkurtit
Zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës veriore do të
përsëriten për shkak se kryetari i zgjedhur i kësaj komune, Kërstimir
Pantic, ka dështuar ta japë betimin para anëtarëve të Kuvendit të
Komunës.
Ky është vlerësimi i MAPL-së me rastin e përfundimit të vlerësimit të
ligjshmërisë për seancat inauguruese të mbajtura në komunën e
Leposaviqit, Mitrovicës veriore, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se është në kompetencën e
presidentes Atifete Jahjaga shpallja e zgjedhjeve të përsëritura në
Mitrovicën veriore. Mirëpo ajo ka thënë se, duke i pasur parasysh afatet
ligjore, zgjedhjet në këtë komunë pritet të mbahen kah fundi i muajit
shkurt.
“Është në kompetencën e presidentes Jahjaga ta shpallë datën e
zgjedhjeve të përsëritura në Mitrovicën veriore, por duke i marrë
parasysh afatet ligjore besoj se kah fundi i shkurtit do të mbahen
zgjedhjet. Pra, sipas afateve, zgjedhjet e përsëritura duhet të mbahen
brenda 30 apo 45 ditëve. KQZ-ja e ka obligim t’i mbajë zgjedhjet kur do
që ato të mbahen”, ka thënë Daka për “Epokën e re”.
MAPL-ja ka konstatuar që kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin
Potokut dhe Zveçanit kanë përfunduar me sukses dhënien e betimit dhe që
mund të vazhdojnë ta realizojnë mandatin e tyre në pajtim me Kushtetutën
dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-68505492720325687282014-01-14T03:05:00.001-08:002014-01-14T03:05:26.171-08:00Tahiri në Bruksel, në takimin e grupeve punuese
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita
Tahiri udhëton sot për Bruksel për të marrë pjesë në takimin e parë të
grupeve punuese për përgatitjen e planit aksional për zbatimin e
marrëveshjes për telekomunikacionin të arritur në mes të Republikës së
Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Po ashtu zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe udhëheqëse e delegacionit
për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, Edita Tahiri do të marrë
pjesë edhe në takimin e grupeve punueseve për çështjen e policave të
sigurimeve të automjeteve.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-54113119769960207722014-01-14T03:03:00.001-08:002014-01-14T03:03:23.393-08:00Mustafa: Ndihma për maternitetin, vetëm fillimi
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në një prononcim për
Telegrafin theksoi se ndihma prej 100 mijë eurosh e dhënë për
maternitetin e Luginës së Preshevës nga dy qeveritë shqiptare është
sinjal i mirë se mbështetja e Republikës së Kosovës dhe Republikës së
Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët e asaj ane.
Sipas tij, kjo është vetëm fillimi, dhe se pret që tashmë do të
mbështeten edhe projekte tjera në Luginë të Preshevës, duke shtuar se,
edhe përfaqësuesit politikë të asaj ane do të japin propozime konkrete
për përkrahjen e projekteve tjera me rëndësi në Luginë.
“Ne tash e tutje do të bëjmë propozimet tona se çka mund të
mbështetet, sepse deri më tani nuk kemi qenë më të kufizuar, dhe
konsideroj se tashmë rruga është hapur për një gjë të tillë dhe kjo
është një zhvillim shumë pozitiv dhe shpresëdhënës”, ka thënë Mustafa
për Telegrafin.
Të shtunën në takimin në mes dy qeverive shqiptare (Kosovës dhe
Shqipërisë), të mbajtur në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit është
vendosur që të ndahen 100 mijë euro për maternitetin e Preshevës dhe të
krijohet një fond për mbështetjen e projekteve në Luginën e Preshevës.
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-18599981735450216902014-01-13T12:50:00.002-08:002014-01-13T12:50:42.509-08:00ronaldo fiton topin e art
<object width="320" height="266" class="BLOGGER-youtube-video" classid="clsid:D27CDB6E-AE6D-11cf-96B8-444553540000" codebase="http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=6,0,40,0" data-thumbnail-src="https://ytimg.googleusercontent.com/vi/_mNzBjs1i0A/0.jpg"><param name="movie" value="https://youtube.googleapis.com/v/_mNzBjs1i0A&source=uds" /><param name="bgcolor" value="#FFFFFF" /><param name="allowFullScreen" value="true" /><embed width="320" height="266" src="https://youtube.googleapis.com/v/_mNzBjs1i0A&source=uds" type="application/x-shockwave-flash" allowfullscreen="true"></embed></object>
ronaldo fiton topin e art VIDEOAnonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-76868824869021114882014-01-13T11:11:00.000-08:002014-01-13T11:11:00.674-08:00RONALDO FITON TOPIN E ARSHT
ronaldo fiton topin e art esht shprehur i lumtur
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-4940522689405462252.post-32056145353016913592014-01-13T05:02:00.003-08:002014-01-13T05:02:57.252-08:00Hoxhiq: Veprimet e Panticit, papërgjegjësi ndaj qytetarëve
Ish-kandidatja për kryetare të veriut të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq,
ka komentuar veprimet e Krstimit Pantic, duke thënë për Telegrafin se
këto veprime tregojnë papërgjegjësi të plotë të tij në raport me
qytetarët e asaj pjese.
Sipas saj, nuk ka asnjë arsye logjike pse ai nuk do të duhej ta
nënshkruante deklaratën e cila e legjitimon si kryetar i komunës.
“Marrëveshja në mes Prishtinës dhe Prishtinës, e arritur në Bruksel
më 19 prill të vitit të kaluar, e përcakton se kryetarët e komunave
duhet të betohen mbi simbolet e Republikës së Kosovës, njëjtë sikur
kolegët e tyre në komunat tjera”, ka thënë ajo për Telegrafin.
Hoxhiq, në rast të përsëritjes së zgjedhjeve në komunën Mitrovica e
Veriut, nuk e ka mohuar mundësinë që përsëri të jetë pjesë e garës për
të parin e komunës. “Ekziston mundësia, nuk e përjashtoj atë opsion,
mirëpo deri më tani nuk ka asgjë definitive”, ka shtuar ajo.
Pantic në deklaratën e tij për media ka përsëritur se nuk ka
nënshkruar deklaratën me të cilën do të merrte detyrën e kryetarit të
komunës Mitrovica e Veriut, sepse në të ishin stema dhe simbole të tjera
të Republikës së Kosovës.
I pyetur nëse kjo do të thotë se nuk do të jetë në krye të komunës,
Pantic ka thënë se “sigurisht se nuk do të jetë kryetar i ndonjë komune
në Kosovën e pavarur”
Anonymoushttp://www.blogger.com/profile/12182371541153407727noreply@blogger.com0