kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Saturday, June 22, 2013

Volvo që parkohet me telefon (VIDEO)

Kompania suedeze e prodhimit të automjeteve Volvo ka prezantuar makinën e saj e cila parkohet pa ndihmën e shoferit. Ajo ka kryer me sukses testimin mbi një makinë që vetëparkohet, mjafton të shtypës një buton në telefonin tuaj.


I gjithë sistemi është ngritur mbi një aplikacion që instalohet në telefonat inteligjentë. Sapo jep komandën për t’u parkuar, automjeti lëviz në mënyrë të pavarur në kërkim të vendit të parkimit. Automjeti është i pajisur nga sensorë që paralajmërojnë kur distanca nga një objekt tjetër i lëvizshëm ose jo, është e rrezikshme. Kur kjo distancë shkelet, aplikacioni ndërhyn duke ndaluar ose ndryshuar drejtimin e automjetit.

Çitaku fton në kafe Grubjesicin, e serbët për bukurinë e saj do ta njihnin Republikën e Kosovës!?

Ministrja për Integrime Evropiane, është ministrja e parë e Kosovës që ka vizituar Beogradin. Ajo nuk kishte takime formale me zyrtarët serbë, por kjo nuk e ka zvogëluar interesimin e gazetarëve për të folur me të.

Viktima nokauton sulmuesin (Video)

Shpeshherë nëpër shkolla përqeshen dhe ushtrohet dhunë mbi nxënësit e butë. Por ka edhe raste kur të dhunshmit e marrin atë që meritojnë.

Gjarpri është thjesht një lodër për këtë fëmijë (Video)


Se në Rusi gjithçka mund të ndodhë tregon edhe videoja e mëposhtme në të cilën shfaqet një fëmijë duke luajtur me një gjarpër në lumë.Fëmija nuk di se çfarë është frika, ndërsa veprimi i tij i ka argëtuar tej mase edhe prindërit e djaloshit dhe shoqërinë e tyre.
Djaloshi ka luajtur me gjarprin duke mos e ditur se me çfarë rreziku po përballet, mirëpo është i pakuptueshëm reagimi i prindërve të tij, të cilët thjesht argëtohen me atë që shohin dhe nuk ndërmarrin masa për largimin e gjarprit.

Se çfarë është femra në krevat – e zbulon frizura

Nëse ju ka pëlqyer ndonjë damë, ndërkaq nuk jeni të sigurt sesi do të jetë në dhomën e gjumit “e zjarrtë“ apo “indiferente”, shikoni se çfarë frizure ka, sepse ajo mund të zbulojë shumëçka për prirjet e saj seksuale.Bisht kali

Një klip veror nga Sinani dhe Seldi (Video)

Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu kanë sjellë bashkëpunimin e tyre më të ri që quhet “Kukulla”.

Incidente në prag të zgjedhjeve në Shqipëri (Video)

Një ditë para fillimit zyrtar të procesit zgjedhor ka pasur incidente në disa zona të Shqipërisë. Një komisionar i Partisë Socialiste në fshatin Nange të komunës Bicaj të Kukësit është sulmuar në oborrin e shtëpisë së tij, kur katër persona e kanë goditur me qytë pistolete dhe e kanë kërcënuar të mos flasë. 

Tuna i shan këngët, Noizy e quan k*rvë

Ka mjaftuar një status i reperit më të përfolur të momentit, Noizy, për të ndezur luftën mes tij dhe këngëtares së suksesshme maqedonase, Tuna. “17 këngë singëll për një vit, plus 22 këngë albumi = 39. Më mirë kështu, apo një këngë një herë në shekull”, shkruante Noizy në statusin e tij, që mori si përgjigje një postim të Tunës me këngën e fundit të reperit Unikkatil. “Më mirë një këngë në shekull megahit sesa 50 këngë në vit dhe dështim, pumplex”, shkroi shkupjania në “Facebook”. Ka mjaftuar kaq që Noizy të revoltohet dhe të postojë si përgjigje në faqen e tij, një foto nga “Twitter”-i i Tunës, me mbishkrimin: Pse më duket shumë kurvë kjo mua? Komentet që kanë pasuar kanë qenë të panumërta, por reperi e ka fshirë foton brenda pak minutash. Tuna dhe Noizy, dikur bashkëpunëtorë të ngushtë në “E Diell”, janë përfolur edhe për një histori dashurie, të cilën vetë reperi e ka pohuar për “Bluetooth”.
Së fundmi ata të dy janë kthyer në rivalë të betuar, pas lidhjes së Tunës me reperin Cozman, që është pjesë e labelit “Babastars”, me të cilin Noizy është në rivalitet. Madje edhe këngën e fundit të Tunës në bashkëpunim me të dashurin e saj Cozman e ka shkruajtur lideri i këtij grupi, Getoar Selimi. Kënga “Fenix” e dy të dashuruarve është duke rivalizuar fort me bashkëpunimin e fundit të publikuar nga Noizy me këngëtaren kosovare, Zanfina Ismaili.

Friday, June 21, 2013

Temperatura tropikale në Kosovë

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në Kosovë kanë shqetësuar qytetarët e vendit, me ç’rast u është bërë thirrje personave me probleme shëndetësore të mos dalin në ambiente të hapura deri pas orës 16:00.

Kujdes, një virus është përhapur në Facebook!

Këtyre ditëve përdoruesit e Facebook duhet të jenë të kujdesshëm, sepse një virus i ri është përhapur, dhe i njëjti ka për synim ta infektojë kompjuterin tuaj.

“Pishinë” para Qeverisë së Kosovës (Video)

Të nxehtit afrikan që ka kapluar këto ditë Kosovë, më së miri po e përballojnë fëmijët e kryeqytetit.

Burgu më i tmerrshëm në Siberi (Video)

Në mediat perëndimore janë shfaqur foto-reportazhet mbi kushtet në burgjet e Siberisë në Rusi, që krahasohen me llogoret e dikurshme gulag, duke i cilësuar si burgjet më mizore në botë. 

Këta burra janë vërtet heronj (VIDEO)

ë vajzë e vogël është shpëtuar mrekullisht nga disa persona në provincen kineze të Ninghait. Duke parë vajzën e 2-vjeç e gjysëm të varur në dritaren e shtëpisë së saj në katin e katërt të një ndërtese ata janë bërë bashkë për të pritur vajzën e cila nuk mund të kthehej me brenda.


Dhe idea ka rezultuar me sukses pasi ata kanë arritur të presin femijen e cila shpëtoi me lëndime të vogla. Vajza ishte lënë vetëm nga prindërit e saj ne shtepi.

E zuri burrin në tradhti, dashnoren ia hodhi nga shkëmbi (Video)

Lissette Lupo Mamani, nënë e katër fëmijëve, e zuri burrin e saj Renzo tek e tradhton me 25 vjeçaren Bruno Morales. Gruaja e zemëruar vendosi t’i qërojë hesapet me dashnoren e tij...

Nuk mundi të ecte me take (Video)

Derisa shumica e vajzave mbath këpucë elegante, me take të larta, ato për disa tjera janë një makth i vërtet. Kjo që do të shihni në këtë video, është dëshmi se takat shpesh mund të jenë armiku më i madh i feminitetit.

Sa zgjat seksi, - dhe sa do të duhej të zgjaste?

Të gjithë jemi goxha kureshtarë kur është fjala për dhomat e gjumit të tjerëve, më së shpeshti për shkak të asaj që dëshirojmë të krahasohemi, mirëpo shpesh e kemi edhe ndjenjën që bashkëbiseduesit tanë “i ekzagjerojnë“ tregimet e tyre, të ndikuar nga filmat për të rritur apo së paku nga komeditë romantike.

Thursday, June 20, 2013

Çfarë nuk duhet thënë vajzave kur janë solo

Është më se e sigurt që së paku një herë nëjetë të ka ndodhur që dikush të të ketë pyetur diçka lidhur me vetminë tënde apo të ta ketë bërë ndonjë komentim, duke bërë grimasa në fytyrë sikur të kishte pasur telashe me metabolizmin. Cilat janë ato pyetje dhe fjali më irrituese të cilat u bëhen vajzave?

Shokuese - Operohet dhe bëhet njeri-qen

Të pabesueshme janë imazhet qe vijnë nga Brazili, ku një person ka vendosur që të ndërhyjë në mënyrë krirurgjike për të ndryshuar pamjen e fytyrës së tij. 

Lulzim Peci: Dola me pi kafe, e Thaçi më kritikoi!

Ish zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, ka thënë se arsyet e dorëheqjes së tij nga ky post janë ato që ia kishte thënë të mërkurën presidentes Atifete Jahjaga.

Beckham shkakton rrëmujë, disa të lënduar (Video)

Ikona britanike, David Beckham, ka qenë shkaktar i një rrëmuje të madhe në Shanghai, ku kanë mbetur disa të lënduar. 

CNN xhiron një vrasje? (Video)

Gazetari i CNN-it, Fred Plitgen, ka raportuar nga Yermuki, një paralagje e Damaskut. Ai i është bashkuar forcave proqeveritare. Aty shfaqet bashkëbisedimi me ushtarët dhe me një nga komandantët.

10:0 (VIDEO)

Spanja e ka ngrënë dhe e ka kthyer kombëtaren e Tahitit në ndeshjen e dytë të Kupës së Konfederatave me rezultat 10-0, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale. 

Edhe gjarpërinjtë mund të hapin dyertë (VIDEO)

Çfarë duhet të bëjë një gjarpër kur është i mbyllur brenda një dhome? Duhet të gjejë një zgjidhje për të dalë, dhe ky gjarpër në këtë video ka arritur të hape derën ku ishte mbyllur

U përpoq të vriste gruan, theu qafën e tij

Një burrë nga Florida ka tentuar të vrasë gruan e tij teksa ajo ishte në gjumë, por arma e krimit nuk ka funksionuar siç duhet dhe gruaja ka arritur të shpëtojë duke ikur te fqinjët.

Tuna e Cozman me videoklip (Video)

Pasi pranoi lidhjen me Cozman “Një moment relaksi i të dielës me shpirtin tim binjak”, ka shkruar Tuna asaj fotografisë në të cilën shihet me një mashkull që i ngjan anëtarit të Babastars. Me këtë të fundit, Tuna rikonfirmon lidhjen me disa nga skenat të nxehta, dhe sjell videoklipin i cili titullohet ‘Fenix’, video kjo e realizuar nga Entermedia.

Insektet, ushqimi i të ardhmes (Video)

Më shumë se dy miliardë njerëz në botë shijojnë ushqyerjen me brumbuj, grerëza dhe insekte të tjera si pjesë e vakteve normale të tyre. Kjo kulturë e të ushqyerit perceptohet në mënyra të ndryshme. Jo çdokush dëshiron të konsumojë insekte.

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i kompanisë Google, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që ia kanë drejtuar (që bëhen kryesisht nga vizitorët në lidhje me Google), ka zgjedhur atë të Dardan Haskut - një pyetje që kishte të bënte me “injorimin” që po i bën Google Shqipërisë.

Wednesday, June 19, 2013

‘Divat’ dyvjeçare të muzikës (Video)

Shpeshherë në internet shfaqen video me fëmijë që tregojnë talentin e tyre. Kësaj radhe kemi zgjedhur disa këngë të performuara nga vajzat dyvjeçare.

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy (VIDEO)

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publikuar bashkëpunimin më të ri me Zanfina Ismajlin, “Po Sikur”. 

Si gjoksi – ashtu edhe seksi

Forma dhe madhësia e gjoksit mund të thonë shumëçka për personalitetin e damës e cila i “bart”, si edhe për prirjet e saj seksuale, konstaton një seksolog italian. 

Këngëtarja rrahet brutalisht nga i dashuri (Video)

Alexandra Stan, këngëtarja rumune e bërë e famshme me hitin e vitit 2011 “Mr Saxobeat” është bërë viktimë e dhunës së ashpër të të dashurit, njëkohësisht edhe menaxherit të saj, Marcel Prodan. 24-vjecarja ka njoftuar fillimisht nëpërmjet faqes së saj në Facebook se “kishtë pësuar një aksident” dhe se ndodhej e shtruar në spital.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, këngëtarja ka denoncuar në polici dhe më pas në media dhunën e ushtruar nga i dashuri i saj.
Nga pamjet shihen qartë shenjat e dhunës në fytyrë dhe në trup. Ajo tregon se është dhunuar sistematikisht vitin e fundit nga i dashuri i saj dhe zënkat kanë qenë për shkaqe ekonomike.

Rihanna godet me mikrofon fansin (video)

Në një koncert në Britaninë e Madhe, pjesë e turit “Diamonds”, Rihanna rebelohet ndaj një admiruesi të saj duke e goditur me mikrofon në kokë.
Këngëtarja zbret nga skena dhe e rrethuar nga truprojet e saj vendos t’u afrohet fansave. Këta të fundit përfitojnë për të shtrenguar duart me 25-vjecaren. Në një moment, njëri prej fansave në vijën e parë e kap prej krahu. Pas disa përpjekjesh për ta shmangur fansin, Rihanna tërbohet lë këngën dhe e godet me mikrofon në kokë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, këngëtarja nga Barbadosi është vënë në qendër të kritikave për sjelljen e saj gjatë koncerteve, sidomos me vonesat në nisjen e tyre. Koncerti i fundit në Birmingham nisi me 2 orë e gjysmë me vonesë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Cardiff ku përvec vonesës, në skenë Rihanna u shfaq e lodhur dhe e mërzitur dhe pa dëshirë për të kënduar para mijëra fansave të saj që kishin paguar biletën.

Noizy&Duda, Unikkatilit: Ti knon për flakë, unë live ja qes tymin ! (VIDEO)

Si duket kënga reperit nga Prishtina që jeton në Amerik, Viktori – Unikkatil,’ U qova prej vorrit’ nuk i ka pëlqyr disa reperëve. OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim pas një kohe të gjatë, e që nga teksti duket se është dedikim për një prej rivalëve më të mëdhenj.“Çunat thojn” është kënga e re, lansuar nga dy liderët e grupeve të hip hopit shqiptarë, që njihen për marrëdhëniet e mira ndërmjet tyre.Në ndërkohë gjatë mbrëmjes Noizy publikoi edhe një këngë tjetër të re nga albumi i tij i ri, të titulluar “Blocka”.

Ja qfarë i tha Tuna Noizyt për Unikkatilin !

Shumë reagime. Kënga e re e Unikkatil ka shkaktuar konflikte edhe mes këngëtareve, dhe kjo mund të kuptohet nga fakti se pasi që e publikoi Unnikkatil këngën e tij të re, Noizy ka shkruar në statusin e tij në Facebook.
“17 këngë single për 1 vit, Plus 22 këngë të albumit = 39, Me mir kshu apo 1 kong 1 here ne shekull aaahahahahha”
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtares shkupjane tashmë të njohur si “Zogu”, Tunës, pasi që ajo në Twitter i është kundërpërgjigjur Noizyt duke shkruar “Ma mirë1 kangë n’shekull – mega hit, sesa 50 kange n’vit dështim pumplex “, shkruan Almakos.
Noizy e ka kuptuar se i është dedikuar atij, kështu ai nuk ka mundur të qëndroj indiferent ndaj kësaj dhe me “preent screen” që ia ka bërë Tunës reagimin për të në Twitter ka shkruar në Facebook: “Pse me duket shum k*** kjo mu? “.

Peci: Thaçi më kritikoi, pasi kërkova njohjen e Kosovës nga Serbia

Jep dorëheqje

Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Beograd, Lulëzim Peci ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të mospajtimeve me Kryeministrin Hashim Thaçi.
“Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Pecit drejtuar Presidentes Jahjaga.
Ai ka treguar se Kryeministri Thaçi i ka telefonuar pas një deklarate të dhënë për mediat në Beograd se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk do të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore.
“Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njeh pavarësinë e vendit tonë”, thuhet në arsyetimin e dorëheqjes së Pecit.
Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi ka thënë se ende mendon se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk do të ketë normalizim të raporteve me palën serbe.
“Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tone në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.
Ai ka falënderuar Presidenten Jahjaga dhe ish-Presidentin Fatmir Sejdiu për mundësinë që ia kanë dhënë për të shërbyer në misionet diplomatike e Kosovës.
“Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Pecit drejtuar Presidentes Jahjaga.

Erdogan: Shqiptarët dhe turqit janë një

Nuk do të ndahemi

Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në takimin e rregullt të Shoqatës për Kulturë dhe Solidaritet të turqve të Rumelisë në Qendrën e Kongresit Haliq në Stamboll ka thënë se turqit, shqiptarët edhe boshnjakët janë një, ndaj nuk duhet të jenë të ndarë por të bashkuar.
“Ju lutem, të gjithve turqve, shqiptar, boshnjakë…Vëllezër, ne jemi një, së bashku dhe nuk do të ndahemi. Nuk do të ju japim mundësi atyre që duan të mbjellin farën e ndarjes në mes neve”- shprehet Erdogan.
Sipas tij, Turqia në 10 vitet e fundit është duke u përpjekur për ta hequr lënien pas dore njëqind vjeçare të Ballkanit, madje qytetarët e vendeve të ndryshme të Ballkanit duhet të bashkohen,transmeton albeu.
“Ne në Ballkan duhet të jemi një edhe me shqiptarët edhe me turqit. Të j’ua rikujtoj se krijuesi i himnit të Turqisë Mehmet Aqif Ersoj ishte shqiptar, por ai e shkruajti himnën që i përcjellte ndjenjat e popullit turk. Kur e shkruajti himnën ai mori shumë duartrokitje në Pralament, që zgjatën me orë. Përderisa Turqia rritet, bëhet më e pasur dhe më e fortë dhe vëllezërit tanë në Ballkan do të përfitojnë shumë nga kjo. Për ne nuk ka dallim mes Stambollit, Ankarasë, Izmirit, Bursës, Edrenes, Shkupit, Tiranës, Prizrenit, Sarajevës, Selanikut, Karxhallit dhe Shumenit. Ne nuk mund të jetojmë ndarë nga ata, unë nuk mund ti lë në një anë gjërat që i kam përjetuar në Mostar, Prishtinë ose Prizren.
Dashuria dhe interesi që njerëzit treguan për mua atje edhe unë i ndjej për ta. Siç shohim në qytetet tona, ashtu shohim edhe në qytetet e atij rajoni. Si Turqi ne veprojmë përmes agjencisë turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) Instituti Junus Emre, sektori privat – kështu që në mënyrë të vazhdueshme ju qëndrojmë në dispozicion vëllezërve tanë në çdo kuptim. Përpiqemi që të veprojmë më shumë përmes projekteve të cilat do të j’ua lehtësojnë jetën njerëzve, t’i ruajmë veprat dhe vlerat historike, tha Erdogan.

Tuesday, June 18, 2013

Banderas e J.Lo në filmin për minatorët e Kilit

Shpesh thuhet “një histori si në filma” kur diçka e jashtëzakonshme ndodh. Është rasti i 33 minatorëve që dy vite më parë mbetën të bllokuar nëntokë në Kili për rreth dy muaj, duke shpëtuar më pas të gjithë mrekullisht.

“Kam bërë seks me një jashtëtokësore, kam një fëmijë alien” (VIDEO)

Anëtari i Këshillit bashkiak në Whitby Town, Simon Parkes, pohon se është baba i një fëmije jashtëtokësor me emrin Zarka.

Vetëvendojse djeg ‘Marëveshjen me Serbinë’ (VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një aksioni simbolik, i kanë vënë zjarrin marrëveshjes me Serbinë, ndërsa kanë paralajmëruar protesta për ditën enjte. Mbishkrimit “Marrëveshja me Serbinë” pasi e kanë vendosur para objektit të qeverisë, aktivistë të Vetëvendosjes, i kanë vënë flakën. Kryetari i Vetëvendosjes në Prishtinë, Berat Lahu, ka thënë se aksioni ka për qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së arritur më 19 prill. Sipas Lahut, marrëveshja legalizon strukturat paralele të Beogradit dhe amniston kryesit e krimeve.Lahu në fjalimin e tij ka bërë të ditur se protesta për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes Thaçi-Daçiq, do të zhvillohet të enjten më 20 qershor nga ora 9 e mëngjesit. Aksionin simbolik, siç edhe ka paralajmëruar më herët, Lëvizja Vetëvendosje e ka organizuar në shumë qendra të Kosovës, transmeton KTV.
Lideri i kësaj lëvizje Albin Kurti duke e quajtur të dëmshme dhe kryekëput të dobishme për Serbinë marrëveshjen e 19 prillit kishte bërë thirrje që të gjithë qytetarët të dalin në këtë aktivitet , i cili do të sensibilizoj ata për ta kundërshtuar mundësinë e ratifikimit e asaj marrëveshje. Sipas Kurtit, në ditë kur në Kuvendin do të mbahet seanca që i kushtohet ratifikimit jashtë Kuvendit do të mbahet demonstratë gjithë popullore. Kurti nuk ka lënë pa përmendur edhe dy partitë e tjera opozitare Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën Për Ardhmërinë e Kosovës duke i quajtur ata bashkëpunëtorë të Thaçit, të cilët po i shkojnë për shtati këtij të fundit për t’i arritur qëllimet e tij , e të cilat sipas Kurtit bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ai ka paralajmëruar se në rast të ratifikimit të marrëveshjes rruga nuk do të mbetet kundërshtimi i vetëm ngase sipas tij kjo çështje do të shkoj edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Dhelpra kërkon ndihmë nga njerëzit (Video)

Dhelprat e kuqe janë të njohura si kafshë të cilat ikin nga njerëzit. Mirëpo, një dhelpër në Rusi është gjendur në një situatë të tillë, saqë është detyruar të kërkojë ndihmën e njerëzve.

Depp rrëzohet nga kali (Video)

Johnny Depp ka pësuar një aksident gjatë xhirimeve të filmit “The Lone Ranger”.

NRG Band freskojnë me këngë verore

NRG Band është rikthyer në skenën muzikore shqiptare me këngën e tyre të re “Pa ty so ka rrihet”.

‘Belly Dance’ nga Shkëndije Mujaj (Video)

Këngëtarja provokative e estradës kosovare, Shkëndije Mujaj më sa duket është duke e ushtruar “belly dancing” pasi që ka postuar një video në youtube.com disa muaj më parë ku ajo shihet në dhomë duke e vallëzuar këtë vallëzim.
Megjithatë, aftësitë e saj në “Belly Dance” nëse krahasohen me valltaret e këtij zhanri, lënë për të dëshiruar.Por, gjatë vallëzimit Shkëndija nuk len pa qit në pahë vithet e saj, të cilat jemi dëshmitar që i fotografon shpesh.

Edona thotë “T’i kam falë” (Këng)

Edona Llalloshi ka lansuar këngën dhe videoklipin e saj më të ri të titulluar “T’i kam falë”.

Monday, June 17, 2013

Papagalli muzikant (Video)

Talenti i një papagalli për të kënduar nën ritmet e pianos e ka bërë atë të famshëm në internet.

Supergjyshi (Video)

Sy Perlis është 91-vjeçar dhe mban rekordin botëror në ngritje të peshave në kategorinë mbi 90 vjeç.

VV i përgjigjet diplomatit amerikan, Edward Joseph

Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti i është përgjigjur diplomatit amerikan, Edward Joseph, i cili kishte thënë se SHBA-të kanë vendosur pesë kushte për Vetëvendosje nëse duan të bashkëpunojnë në të ardhmen.

Cristiano Ronaldo si Johnny Bravo

Cristiano Ronaldo ndodhet në Miami ku po kalon disa ditë pushimi në shoqërinë e një mikut të tij. Të dy janë fotografuar teksa shijonin xhiron në jahtin luksoz. Sulmuesi portugez i Real Madrid po qëndron në Setei Hotel dhe gjatë gjithë kohës ka qënë i shoqëruar nga dy truproja. Por detaji me të cilin po luan tabloidi britanik “Daily Mail” është look-u i ri i yllit portugez dhe forma e tij fizike, të cilën e krahasojnë me atë të personazhit të Cartoon Network Johnny Bravo.

Mashtron viktimën, ia merr llap-topin

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person, i cili kishte hyrë në lokalin, gjegjësisht në një sallon ondulimi dhe duke e mashtruar viktimën lidhur me një kontratë për rregullimin e disa punëtorëve i merr viktimës një Llap Top.