Friday, May 24, 2013

Teknologjia 3D shpëtoi jetën e fëmijës (Video)

Vogëlushit Kaiba Gionfridd, mjekët nuk i dhanë shumë shpresa për jetë. Ai kishte lindur me një çrregullim të rëndë të rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa mjekët kanë parashikuar se nga spitali nuk do të dalë gjallë, meqë pritej që në çdo çast t’i ndalej frymëmarrja.


Por, fal zbulimit revolucionar, printerit 3D, për të është ndërtuar një pjesë e vogël plastike e rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa Kaiba sot merr frymë normalisht, raporton Daily Mail.
Mjekët në Michigan për një kohë të gjatë kanë eksploruar mënyrat që përmes këtij printeri të ndërtojnë pjesë të organeve, por këtë herë ia dolën. Meqë djaloshi kishte gjendje të rënd shëndetësore, mjekët thanë se nuk do të humbasin gjë nëse ia instalojnë një pjesë artificiale.
Kur është operuar, Kaiba kishte vetëm tre muajsh. Sot i ka 19 muaj, ka shëndet të mirë, pa probleme të frymëmarrjes. Mjekët do t’ia heqin madje pjesën plastike, sepse besojnë se ai do të shërohet edhe pa të. -->

0 comments:

Post a Comment