Friday, May 24, 2013

“Grupi i Drenicës”: Vendimi, rreth orës 23:30

Vendimi për ish-komandantët e ndaluar të zonës së Drenicës, të cilët kanë filluar të merren në pyetje që nga ora 15:00, pritet të merret rreth orës 23:30. Kështu ka deklaruar para pak çastesh Tomë Gashi, avokati mbrojtës i Sylejman Selimit.


Ai ka thënë se prokurori Salustro, për të gjithë, ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh me arsyetimin se ata mund të ikin dhe ndikojnë në dëshmitarët, transmeton KP.
Gashi ka thënë se të ndaluarit akuzohen për krime lufte, ndalim dhe keqtrajtim të civilëve në Likoc. -->

0 comments:

Post a Comment