kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Saturday, April 13, 2013

Shokuese: Nëna hedh beben nga dora që të rrahet në autobus (VIDEO)

Në një debat të nxehtë për ish të dashurin që më pas u shndërrua në rrahje në mes dy grave, vuri në rrezik sigurinë e një bebeje.

Nxjerrja e tymit te cigares nga veshi(VIDEO)


Shembet ndertesa per 10 sekonda (VIDEO)


Një drekë ndryshe (VIDEO)

Njeriu është qënia e cila mbi të gjitha ka kulturë në mënyrën e të jetuarit. Të ngrënit është një fakt i pandashëm i jetës njerëzore, i domosdoshëm, jetik. Por çndodh nëse hamë si kafshë???

Në këtë video një njeri ilustron mënyra të ndryshme të ngrëni, duke imituar kafshë të ndryshme. Ai duket kaq qesharak kur ha si hardhucë, kangur, aligator apo dinozaur.

Me sa duket, ai është mërzitur nga mirësjellja në tavolinë, prandaj ka vendosur të “kënaqet” me drekën e tij!

Xhirimi në YouTube është parë mbi pesë milionë herë. Ndërsa, një nga “stilet” më të favorizuara për shikuesit është ai i “balenës”.

Friday, April 12, 2013

-->

Peshkaqeni tremb për vdekje peshkatarin (VIDEO)

Duhej të ishte një ditë e zakonshme peshkimi në Hauai, por
peshkatari, Isaac Brumaghim u frikësua shumë kur për të njëjtin peshk ishte i interesuar jo vetëm 37-vjeçari por edhe një peshkaqen tiger.

Për të marrë prenë e tij, peshkaqeni ka fluturuar në ajër ndërsa peshkatari nuk ka mundur të dërgojë në shtëpi peshkun Ton që kishte rënë në grep .

‘Shkëlqimi’ diellor më i fortë i vitit 2013 (FOTO-LAJM)



Ky ka qenë ‘shkëlqimi’ diellor më i fortë i regjistruar që nga fillimi i 2013">2013. Edhe pse nuk ka arritur një nivel energjie shumë të lartë (M6.5), flaka e diellit në 11 prill, me një erozion të drejtuar drejt Tokës, ka shkaktuar (sipas asaj që thotë NASA) një blackout të shpejtë radio.


Shkëlqimi diellor dhe stuhia gjeomanjetike ka krijuar probleme serioze masive në transmetimin dhe komunikimin e sistemit radio dhe satelitore. 2013">2013 është parashikuar kulmi i aktivitet diellor (që ka një cikël rreth 11 vjet) edhe pse ndryshe nga parashikimet aktiviteti i yjeve nuk ka arritur akoma maksimumin.

Rrahje masive në bejsboll (Video)


Ndodh në SHBA

Rrahje masive në bejsboll (Video)


Një rrahje masive është parë në bejsbollin amerikan. Ndeshja mes skuadrave San Diego dhe Los Angeles Dodgers përfundoi me një rrahje masive.
Bejsbollisti Carlos Quentin drejtoi një goditje të gabueshme ndaj Zack Greinke, i cili shpërthei pas kësaj. Përleshja e madhe fillon në fushë ku u përfshinë afër 30 persona.

Hakerë shqiptarë rrëzuan profilin Facebook të B92


Hacked by Albanian Hackers Zone

Hakerë shqiptarë rrëzuan profilin Facebook të B92

Hakerë shqiptarë kanë sulmuar sot profilin Facebook të RTV B92 sot rreth orës 16.
Krahas nënshkrimit “Hacked by Albanian Hackers Zone / AHZcrew”, hakerët kanë lënë edhe porosinë në gjuhën shqipe:
“Amanet e kam prej Shqipes ta ruj venin tem Kuq e Zi e kam flamurin e ruj n’mes t’zemres tem Ju Jeni populli me i keq qe ka pare ndonjeher BOTA”.

Shikoni si rrahen dy femra në autobus (Video)


SHBA

Shikoni si rrahen dy femra në autobus (Video)

Nuk bëhet ende i ditur se cila ka qenë arsyeja e këtij sherri mes dy femrave por nëna e këtij fëmijë të vogël pasi është përplasur fillimisht me fjalë nuk ka duruar më duke iu hedhur në fyt kundërshtyres së saj.
Ngjarja është zhvilluar brenda disa minutave në autobus në Shtetet e Bashkuara, ndërsa video është regjistruar nga një pasagjer. Nga video shihet se si, pasi nxehet gruaja hedh fëmijën tek një pasagjer dhe “hidhet në sulm”.

Championsi dominon Europa Leaguen


Gjysmëfinalja

Championsi dominon Europa Leaguen


Liga e Kampionëve është gjithnjë protagoniste, edhe në Europa League. Nga katër skuadrat gjysmëfinaliste që do ta kërkojnë finalen e Amsterdamit, në fakt dy skuadra janë që vijnë nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, Chelsea e Benfica. Ndërsa, dy skuadrat tjera, Basel e Fenerbahçe, kishin marrë pjesë në evenimentin më të rëndësishëm evropian të klubeve përmes fazës preliminare, për të kaluar më pas në Europa League. Pra, katër skuadrat pjesëmarrëse në gjysmëfinale të Europa League, kanë ‘rrënjë’ nga Championsi.

Thursday, April 11, 2013

Victoria’s Secret heq nga puna super modelen


Miranda Kerr

Victoria’s Secret heq nga puna super modelen

Lajmi është përhapur menjëherë, Victoria’s Secret nuk do të rinovojë kontratën me Miranda Kerr. Kështu supermodelja australiane, bashkëshortja e divit Orlando Bloom dhe nëna e vogëlushit Flynn, nuk do të jetë më Ëngjëlli i firmës së famshme. Një burim ka cituar për Us Weekly, që faji për këtë është i karakterit të vështirë së modeles, ndërsa një tjetër zë thotë që bukuroshja me famë planetare nuk ‘shet’ aq sa koleget e saj si Alessandra Ambrosio, Candice Sëanepoel ose Adriana Lima. Megjithatë në çdo rast, Kerr do të duket në pasarelat dhe kataloget e Victoria’s deri në fund të këtij viti.

Kam frikë se do mbys të dashurin me gjoks


Rrëfehet vajza

Kam frikë se do mbys të dashurin me gjoks

Claire Smedley duket e tronditur dhe e shqetësuar tanimë nga gjoksi i saj 40MMM. Ajo ka frikë se ky aset fizik do të mund të shndërrohet në një armë reale ndërsa tregon se i dashuri i saj për pak sa nuk ka humbur jetën gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Gjoksi i saj vlerësohet se peshon rreth pesë kilogram ndërsa 30 vjeçarja e mendon se kjo situatë mund ta çojë deri në ndarjen nga i dashuri. “Ai trembet shumë kur bën seks me mua. Nuk dua që të ndodhë kjo situatë”, tha ajo.

Çifti filmohet duke bërë seks


Nga Google Car

Çifti filmohet duke bërë seks

Fotot që po shihni vijnë nga Dukes Highway, Australi. Një vend i izoluar kanë menduar dy protagonistët e këtyre fotove, të cilët të shpenguar janë mbështetur në kofanon e makinës duke bërë seks, por që qetësinë e tyre e ka prishur Google Car që ka filmuar çiftin në momentin e tyre intim.

Thyen me kokë për një minutë 142 vezë (video)


Scot Damer

Thyen me kokë për një minutë 142 vezë (video)

Scot Damer, student nga Amerika ka vënë rekord të ri në thyerjen e shpejtë të vezëve me kokë dhe është regjistruar në Librin Guiness.Scot me kokë ka thyer 142 vezë dhe është regjistrua në Librin Rekordeve.

Alketa Vejsiu i futet biznesit?

Befasuese si gjithmonë

Alketa Vejsiu i futet biznesit?

Befasuese si gjithmonë, Alketa Vejsiu! E themi këtë, sepse së fundmi kemi mësuar që njëkohësisht me spektaklin “X Factor 3?, Vejsiu po përgatit një tjetër surprizë: një aktivitet që do mbajë emrin dhe firmën e saj.
Nuk e dimë në do të ketë lidhje me median apo jo, por dimë që Alketa ka përfunduar si studente e dalluar Fakultetin e Ekonomisë për Administrim Biznes dhe e ka pasur gjithmonë pasion, përkrah medias, edhe biznesin.

Fiton 250 mijë funte në javë, tërheq 250 nga bankomati


Wayne Rooney

Fiton 250 mijë funte në javë, tërheq 250 nga bankomati


Wayne Rooney është një prej futbollistëve më të talentuar dhe më të mirë paguar në Premier League dhe jo vetëm. Sulmuesi i Manchester United fiton as më pak e as më shumë, por plot 250 mijë funte në javë, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të kushtueshëm në qarkullim.
Por, ky fakt nuk e ka penguar yllin anglez të “Djajve të Kuq” të tërheqë para nga një bankomat në një prej rrugëve të Manchesterit.
Mediat britanike kanë arritur ta fotografojnë Rooneyn teksa tërhiqte paratë nga një bankomat, i cili nuk të jep më shumë se 250 sterlina në ditë.
Përse vallë i duheshin Wayne Rooney 250 sterlina?  Rooney2

Top 12 të dashurat e Ronaldos


Ylli portugez

Ai nuk është vetëm kampion brënda fushës së lojës me klasin dhe golat e tij por edhe jashtë saj me imazhin që transmeton. Edhe pse është një ndër futbollistët më të mirë të dekadave të fundit, çuditërisht ylli portugez i Real Madrid, Cristiano Ronaldo përfiton më shumë jashtë stadiumeve se sa brënda tyre. Por kjo e ka një arsye: imazhi.
Luzitani është një ndër futbollistët dhe njerëzit e famshëm më të dashur nga femrat dhe jo vetëm. Numri i fanseve të tij është disa dhjetëra milionë në shumë vende të botës. Edhe partneret që ka patur në krah të tilla kanë qënë: të shumta dhe nga vende të ndryshme.
Aktualisht Ronaldo është në një lidhje me modelen ruse Irina Shayk, një nga lidhjet e tij që kanë zgjatur më shumë dhe me të cilën pritet edhe të martohet.
Por më parë CR7, si te Manchester United ashtu edhe te Sporting Lisbona, ka patur disa të dashura ku disa prej tyre janë emra të njohur të showbizz-it.
Kim Kardashian, Paris Hilton, Raffaella Fico dhe Imogen Thomas, janë disa prej të dashurave të portugezit.
A të pengojnë kaq shumë të dashura e mbi të gjitha kaq të bukura? Në rastin e Ronaldos jo…

Wednesday, April 10, 2013

And Down It Goes(VIDEO)


Reali humb dhe kualifikohet, Dortmundi bën mrekulli (Video)

Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër humbjes që e pësoi sonte nga Galatasaray me rezultat 3:2, në ndeshen e kthimit çerekfinale.
Goli i Cristiano Ronaldos, i realizuar në minutën e shtatë, ka qenë shpëtimtar për ekipin madrilen, i cili më pas pësoi tre gola, por që e eliminoi ekipin turk falë fitores që e kishte shënuar në ndeshjen e parë, 3:0.
Gjiganti nga Stambolli ka qenë i frikshëm në pjesën e dytë duke realizuar tri herë. Së pari shënoi mbrojtësi Eboue, në minutën e 57-të, ndërsa më pas realizuan dy gola të shpejtë Wesley Sneijder (70’) e Didier Drogba (72’).
Deri në fund, ata e kërkuan mrekullinë, që nënkuptonte shënimi i dy golave tjerë, por nuk ia dolën. Ronaldo e shënoi golin e qetësisë në fund. Sidoqoftë, djelmoshat e Fatih Terimit dolën nga fusha me kokën lartë, edhe pse u eliminuan.
Në duelin tjetër dramatik, Borussia Dortmundi u kualifikua në gjysmëfinale falë dy golave të shënuar nga Reus e Santana në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Malagas, që përfundoi 3:2.
Joaquin e ka shënuar golin e parë të mysafirëve në minutën e 25-të, ndërsa Robert Lewandowski i barazoi shifrat në minutën e 40-të.
Kur të gjithë e prisnin një tjetër gol të ekipit verdh e zi, pas një kundërsulmi të Malagas, Eliseu e shënoi golin e mysafirëve, 1:2. Por, vendësit e bënë mrekullinë duke shënuar dy gola në minutat shtesë dhe shkuan përpara. Ndeshja e parë kishte përfunduar, 0:0.

Koreografi impresionuese e tifozëve të Dortmundit (Video)

Tifozët e Borussia Dortmundit kishin përgatitur një koreografi impresionuese, para fillimit të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Malagas. Ata e nxorën për një moment një fytyrë njeriu duke ‘vëzhguar’ me dylbi. Dhe, ata nuk mbetën të zhgënjyer pasi që ekipi i tyre i zemrës e arriti një kualifikim të jashtëzakonshëm, duke shënuar dy gola në lojën shtesë ndaj ekipit spanjoll, për të fituar 3:2, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të Championsit.

Ronaldo takohet me kopjen e tij (Video)

Ylli portugez
 
 Ka qenë e veçantë aventura e Cristiano Ronaldos në Stamboll. Portugezi shënoi dy herë duke u ngjitur në kuotën e 11 golave në renditjen e golashënuesve më të mirë në Champions League dhe duke kryesuar bindshëm.
Por, speciale mbrëmjen e Stambollit e ka bërë takimi i CR7 me një fans të tijin që i ngjan tmerrësisht shumë dhe që quhet Ronaldo i Turqisë.

Xhipi i mbuluar me monedha

Duhet të jesh i çmendur që ta kesh këtë veturë!
Pronari Ali Hassan Gharib, 29 vjeç, dekoroi veturën e tij duke e mbuluar me monedha. Atij i janë dashur plot 57 mijë e 412 dirhamë( valuta në Dubai) për t`ia ngjitur veturës së tij në vlerë 42 mijë funteve, kurse tani kushton 500 mijë funte.
Xhipi që tani peshon gjysmë toni më shumë dhe për shkak të peshës së shtuar ec vetëm 100 kilometrave në orë.
Ali tha: Dua të mbledh monedhat e secilit shtet dhe t`i ngjis në një veturë.

-->

Motra e Michael Jackson bëhet myslimane?!

Pop këngëtarja Janet Jackson raportohet se është pensionuar nga industria e argëtimit tani që është martuar. Motra e mbretit të popit Michael Jackson, besohet se ia ka kthyer shpinën muzikës dhe filmit dhe është zhvendosur në Lindjen e Mesme me bashkëshortin e ri Wissam Al Mana.
“Ajo është martuar me miliarderin Wissam, të cilët kanë vendosur të jetojnë në Lindjen e Mesme. Ata kanë shtëpi në tri shtete. Jackson gjithashtu është konvertuar në myslimane”, ka theksuar një burim i afërt me “Showbiz411”.

Ndodhin edhe skena të tilla!

Frankie Essex
 
Është cilësuar për linja trupore të vëcanta dhe si një modele mjaft e suksesëshme. Bëhet fjalë për Frankie Essex,e cila kësaj jave është bërë pjesë e një skene të pakëndëshme. Sapo ka arritur në restorantin “Nobu” në Londër për të kaluar një mbrëmje të këndëshme. Në orët e para të mëngjesit ajo është rrëzuar nga këpucët e saj. Ka qënë kushërira e saj Chloe që e ka shoqëruar 25 vjecaren të kalojë këtë momënt të pakëndëshëm,thekson “Daily Mail”.

-->

Moda e këngëtareve, prekin organet intime në skenë

E kanë të njëjtin stil
 kanë të njëjtin stil. Duket se e kanë huazuar. Në fakt nuk janë lëvizjet e stilit Macarena apo Loco-Motion. Tek e fundit fare as ato Gangam Style të cilat u bënë hit brenda pak ditësh. Janë personazhet VIP femra të cilat kur këndojnë në skenë prekin organet intime nën shembullin e hershëm të Michael Jackson. Më poshtë keni kolazhin e fotove.
 

Studenti therr 14 kolegë

Houston
 Një student 20 vjec ka therr të paktën 14 kolegë të tij në konvikte të ndryshme, para se është ndal dhe arrestuar nga policia.
Zyra e sherifit të rrethit Harris ka thënë përmes një komunikate se Dylan Quick kishte planifikuar për një kohë të gjatë sulmin në kolegjin e Teksasit, dhe se i dyshuari kishte pasur fantazi për therrjen dhe vrasjen e njerëzve që nga shkolla fillore,transmeton bota sot.
Quick i cili është akuzuar për të paktën tri vepra penale, ka plagosur rëndë dy studentë të cilët vazhdojnë të jenë në spital, ndërsa 12 tjerët kanë plagë të lehta.
Kolegji Lone Star në Houston, ka mbi 20,000 studentë, i cili është mbyllur në tërësi të mërkurën për shkak të rishikimit të nivelit të sigurisë.
Ky sulm është i dyti brenda 3 muajve në të njëjtin konvikt, ku 2 studentë janë plagosur pasi një kolegë i tyre ka shtënë me armë zjarri në ta dhe të tjerë.
 

Tuesday, April 9, 2013

Akrobaci të rrezikshme në ajër, vdesin pilotët (Video)

Dy pilotë kanë mbetur të vdekur gjatë një aksidenti ajror, teksa po bënin ekzibicion akrobacish me aeroplan mbi detin e Santo Domingos, në Republikën Domenikane. Për të ndjekur këtë spektakël ajror ishte mbledhur edhe një turmë spektatorësh.
Mirëpo, pas një akrobacie më të rrezikshme se të tjerat, avioni u përplas në ujë, vetëm 500 metra larg mijëra spektatorëve që gjendeshin në plazh e që s’kanë kursyer britmat nga frika.
Menjëherë pas përplasjes, krahët e avionit janë thyer dhe mjeti u fundos brenda pak minutave, pa i dhënë mundësi ndihmës së shpejtë për të ndërhyrë.

Miliarderi kërkon nuse në gazetë

Paraja nuk është gjithçka. Sado i pasur të jesh vjen një moment që ndjen mungesën e diçkaje që nuk mund të blihet me para. Një gjë e tillë i ka ndodhur milionerit nga India Dinshah Vimadalal. Mund të mos e besoni, por ai ka publikuargazeta një njoftim me anën e të cilit kërkonte ‘nuse’.


69-vjeçari nga India ka paguar 18 mijë euro për të publikuar një njoftimgazeta ku kërkonte një grua me të cilën do të martohet. Ai thotë se gruaja e tij e ardhshme duhet të jetë më pak se 40 vjeçe dhe të mos ketë fëmijë.

“Unë kam më shumë se 40 vjet, por unë jam i ri në zemër dhe një burrë shumë aktiv. Ju duhet të dini anglisht, të keni shkollën fillore”, thuhet në publikim e rrallë të milionerit hindus të titulluar: “Ai është një djalë i ndritshëm, a do të doni të martoheni me të”.

Vimadalal ka një vilë në Meksikë, një aeroplan privat, vetura dhe jahte luksoze. Ai ka deklaruar se deri në këto momente i janë paraqitur më shumë se 20 gra që plotësonin kriteret e tij dhe ishin të gatshme për t’u martuar me të. -->

Biçikleta më e gjatë në botë