Saturday, May 25, 2013

Protesta në mbrojtje të ish lufëtarëve

Bashkëluftëtarët e ish komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimit e Sami Lushtakut, si dhe pesë bashkëlufëtarëve të tyre të zonës së Drenicës po mundohen të organizohen sa më masivisht të dalin të hënën në protestën, e cila do të mbahet në Prishtinë. 


Arresti shtëpiak prej 30 ditësh i ka irrituar bashkëvendësit e tyre, të cilët tashmë kanë mbajtur takime të shumta për t’u organizuar sa më mirë kundër këtyre arrestimeve, transmeton KTV.
Organizatorët, duke shprehur shqetësime nga kjo që po u bëhet ish-komandantëve të tyre - këto arrestime i vlerësojnë si kryekëput politike, ngase sipas tyre, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.
Pas arrestimit të shtatë ish-luftëtarëve të UÇK-së, ka reaguar edhe organizata e veteranëve të luftës, e cila ka paralajmëruar një protestë për të hënën kundër këtyre veprimeve të EULEX-it. Protesta, në të cilën është paralajmëruar të marrin pjesë qytetarë nga të gjitha rajonet e Kosovës, do të nisë në orën 11:30 te parkingu i Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

0 comments:

Post a Comment