Wednesday, May 15, 2013

Selanik, arrestohet shqiptari që përdhunonte vajzën e tij

Një shqiptar 36 vjeçar, emigrant në Greqi, është arrestuar nën akuzën se e ka përdhunuar sistematikisht vajzën e tij të mitur. Historia tragjike është zbuluar në një fshat të Selanikut, pasi vajza, aktualisht në moshën 16 vjeçare, tentoi të vriste veten duke prerë damarët.
Babai pranoi krimin dhe rrëfeu para prokurorëve se e kishte përdhunuar të bijën që kur ajo ishte 6 vjeçe.
Sipas informacioneve, 36 vjeçari është i papunë dhe pinte vazhdimisht, ndërsa nëna e vajzës thotë se ajo nuk e ka kuptuar asgjë gjithë këto vite, raporton BË.
I arrestuari është dërguar në prokurorinë e Selanikut, nga e cila akuzohet për përdhunim, joshje dhe incest.

0 comments:

Post a Comment