Saturday, May 18, 2013

Hetohet tre përqindëshi i qeverisë Bukoshi

Policia e Kosovës është duke hetuar fondin e tre përqindëshit të Qeverisë në Ekzil, që udhëhiqej nga Bujar Bukoshi. Rasti ka kaluar në duart e vendorëve. Burime të standardi.info brenda Policisë së Kosovës, kanë thënë se “janë duke u hetuar të gjitha transaksionet e kryera nëpër bankat e mundshme që janë deponuar shuma të mëdha parash nga ky fond”.

Burimi bënë të ditur se hetimet kanë filluar nga të huajt, por që tash lëndën e kanë kaluar te vendorët. “Tash me rastin po merren vendorët”, ka thënë burimi. Po ashtu nga ky burim është konfirmuar se janë duke u intervistuar figura të rëndësishme që kanë pasur poste në kohën e Qeverisë në Ekzil

.

0 comments:

Post a Comment