Sunday, May 12, 2013

Policia e Kosovës përkujdeset për Vucicin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po kujdeset për vizitën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandar Vucic, dhe se po përcjell edhe eskortën delegacionit nga Serbia.“Policia e Kosovës ka detyrat e rëndomta të ruajtjes së rendit publik. Janë përgjegjësi të rregullta. Njësitë policore do të përcjellin eskortën e tij. Ndërsa, sa i takon hyrjes së tij në Kosovë, çdo gjë është në rregull me autorizimet e lejuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Hoti ka thënë se edhe pse disa nga serbët në veri të Kosovës nuk e mirëpresin vizitën e Vucicit, nuk ka ndonjë reagim nga ana e atyre personave.
“Jo, deri më tani nga informacionet që ne i kemi nga terreni, nuk ka ndonjë indikacion që do të mund të ndikonte në aspektin e sigurisë, përfshirë këtu edhe protesta të ndryshme, pra informacione të tilla ne nuk kemi”, ka shpjeguar Hoti
Hoti ka bërë të ditur se në vendbanimet me popullatë të etnive të ndryshme, patrullimet e policisë janë më të shpeshta.

0 comments:

Post a Comment