Thursday, May 16, 2013

Dreri futet në autobus (Video)

Mezi del nga ai
 Shoferin e një autobusi të trafikut urban në Johnstown të shtetit federal amerikan Pennsylvania, e befasoi një drerë, i cili ia theu xhamin e përparmë dhe u fut në autobus. Si shkruan gazeta The Tribune Democrat, transmeton Koha.net, shoferi reagoi shpejt, e ndali autobusin dhe i hapi të dy dyert, mirëpo dreri nuk u gjet menjëherë dhe doli pas disa tentimeve të kota.
Në kohën e ndodhjes së këtij aksidenti, në autobus gjendej vetëm një udhëtare, kurse në video-xhirim shihet se dreri “fluturoi” në brendi të autobusit derisa ishte duke e kaluar rrugën. Për fat të mirë, askush nuk pësoi lëndime me këtë rast, kurse autobusi u dërgua për ndërrim të xhamit. Dreri iku pastaj, por nuk dihet nëse la farë pasojash ky aksidentim i tij me autobusin.



-->

0 comments:

Post a Comment