Friday, May 17, 2013

‘Kosova është Serbi’, në ndeshjen Real – Atletico

Copa del Rey
‘Kosova është Serbi’. Kështu shkruante një parullë apo mbishkrim i vendosur prapa portës, në ndeshjen e sontme ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, e vlefshme për finalen e Copa del Rey, që po zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu. Natyrisht, kjo ishte shkruar në gjuhën spanjolle, pasi siç dihet, Spanja nuk e ka njohur ende Pavarësinë e Kosovës. Siç shihet, kjo foto mund t’u përkasë tifozëve të Real Madridit, pasi ata të Atleticos mbanin fanella të kuqe. Si duket, dikush po jeton ende në ëndrra…
 

0 comments:

Post a Comment