Sunday, May 12, 2013

Joana: Lidhja me Anaidin do të vazhdojë edhe jashtë

“Big Brother Albania”
 
Tri javë përpara finales së “Big Brother Albania”, së bashku me Edberin nga shtëpia është larguar edhe Joana.
“Isha 70 për qind ajo çka jam jashtë dhe 30 për qind kam qenë duke bërë lojën. Kam provokuar në situata të ndryshme dhe kjo ishte strategjia ime. E prisja daljen time, sepse isha në nominim me Anaidin dhe unë e kam konsideruar atë si konkurrent të fortë në shtëpi”.
“Me Anaidin jemi në një lidhje që besoj se do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë. Çdo gjë aty brenda nuk ishte për spektakël, por ishte e vërtetë”, është shprehur Joana.
Eldora, Vigani, Iliri, Rike dhe Anaidi janë konkurrentët e nominuar, të cilët në javën në vijim rrezikojnë largimin.

0 comments:

Post a Comment