Wednesday, May 15, 2013

Mbrëmje e madhe ‘afterparty’ nga maturantët e “Sami Frashërit”

Më 22 dhe 23 maj në një prej klubeve të Prishtinës, The Bank club, do të mbahen dy mbrëmje të jashtëzakonshme festive, me protagonistë maturantët e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.
Për maturantët mbrëmja e maturës nuk është vetëm mbrëmja më e rëndësishme e vitit, por është mbrëmja më e rëndësishme në gjithë jetën e tyre dhe është e paharrueshme.
Më 22 maj ashtu sikurse më 23 maj, në hotel Emerald mbahen mbrëmjet e maturës të shkollës “Sami Frashëri”, kurse me të përfundur mbrëmja, maturantët do të argëtohen maksimalisht në ‘afterparty’ që mbahet në The Bank Club.


Në këtë ngjarje, dyert e të cilës do të hapen për të gjithë në ora 24:00, do të performojnë reperët e grupit Kaos, të njohur për hitet e tyre të mëdha, kurse atmosferën do ta nxehë maksimalisht Dj Gramo-F.
Një prej organizatorëve, Krenar Nuredini, thotë se mbrëmja do të jetë e jashtëzakonshme.
“Ne jemi angazhuar maksimalisht që mbrëmjet e maturës të jenë tejet mirë të organizuar dhe që maturantët të ndihen shumë mirë. Këto dy netë do të jenë të paharrueshme për ta, pasi që të gjitha detajet janë të planifikuara shumë mirë që atmosfera dhe disponimi i tyre të jetë në nivel”, theksoi Krenari.
Let’s have some fun...


Konfirmo pjesëmarrjen - "Sami Frasheri" High School afterparty

-->

0 comments:

Post a Comment