Saturday, May 18, 2013

Dramë në kanë, aktorët kërcënohen me hedhje granate (Video)


Festivali i Filmit në Kanë është goditur nga një tjetër skandal, i cili i ka shqetësuar organizatorët dhe mysafirët.


Pas vjedhjes së stolive që duhej t’i bartnin yjet në evenimentin prestigjioz, ka ndodhur një kërcënim kundrejt të pranishmëve në një studio gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Ndërkohë që aktorët Christoph Waltz dhe Daniel Auteuil ishin pjesëmarrës në emisionin Le Grand Journal, një sulmues ka hyrë në studio me armë dhe më pas ka kërcënuar se do ta hidhte në ajër studion me granatë.
Derisa mashkulli bëri dy gjuajtje në ajër, publiku filloi të ikte, ndërsa stafi i sigurisë u doli në mbrojtje aktorëve dhe e kapën kërcënuesin. Përveç armës me plumba jo të vërtetë, policia i ka gjetur një granatë të rrejshme dhe një thikë agresorit. -->

0 comments:

Post a Comment