Monday, May 13, 2013

Hoxhaj bën edhe punën e përkthyeses (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, u përball me një përkthim jashtëzakonisht të dobët, në kohën sa ai po fliste gjermanisht me rastin e hapjes së Qendrës për mësimin e gjuhës gjermane.
Ai madje u detyrua disa herë që të ia përkthej fjalët në shqip, përkthyeses e cila ishte aty për t’i përkthyer fjalët e ministrit Hoxhaj.
Përkthyesja u përball me vështirësi të shumta gjatë kohës sapo përkthente.
Mirëpo asaj nuk i mungonte as buzëqeshja e herëpashershme në fytyrë, në kohën kur ajo gabonte dhe nuk arrinte ta përkthente fjalimin e ministrit.
Përkthyesja krejt e relaksuar dhe në humor të mirë, para shumë të pranishmëve vendor dhe të huaj, vazhdoi me përkthim jashtëzakonisht të dobët të gjuhës gjermane, i cili ia bëri pothuajse të pakuptimtë fjalimin e ministrit Hoxhaj, i cili pati durimin ta dëgjonte. -->

0 comments:

Post a Comment