Wednesday, May 15, 2013

PSY performon më 18 maj në Tiranë

Këngëtari koreano-jugor
 Këngëtari koreano-jugor PSY pritet të mbërrijë në Tiranë më 18 maj, i shoqëruar me balerinat që e shoqërojnë në videon e tij të famshme të këngës “Gangnam Style”.
Lajmi është bërë i ditur nga një klub nate në Tiranë, ku do të performojë këngëtari i suksesshëm, raporton BW.
PSY ka nxjerrë së fundi një këngë të re, “Gentleman”, e para pas suksesit kolosal të korrur me “Gangnam Style”, që me rreth 1.6 miliardë klikime është shndërruar në videon më të vizituar në historinë e YouTube.

0 comments:

Post a Comment