Thursday, May 16, 2013

Dramatike: Bebja bie nga peroni në binarë! (Video)

Karroca e fëmijëve në të cilën ishte një vajzë e moshës 14 muajshe, ka rënë nga peroni në binarët e trenit në Philadephia. Nëna e vajzës menjëherë kërceu dhe e shpëton vajzën me ndihmën e udhëtarëve të tjerë.


“Duket se nëna është hutuar dhe nuk e shtypi frenin në karrocën që pastaj ra në binarë”, tha Scott Sauer, drejtori për siguri në Zyrën e Transportit Juglindor të Pensilvanisë. Incidenti ndodhi në stacionin nr. 56 në Philadephia, ndërsa Saur thotë se peroni është i përkulur për shkak të drenazhit, pra rrjedhjes së ujit.
Nëna menjëherë kërcen dhe e kap vajzën, ndërsa një mashkull e ngriti në peron. Udhëtarët tjerë menjëherë u afruan për ndihmë, e disa e lajmëruan policinë e cila ndaloi trenin që vinte në stacion. Foshnja është dërguar në spital me një prerje në ballë.
Vajza dhe nëna kishin fat, sidomos kur dihet se trenat në këtë stacion ndalen çdo 10 minuta. -->

0 comments:

Post a Comment