Saturday, May 18, 2013

Klerikët katolikë: Mos shisni votat!

Në një qarkore lëshuar nga ipeshkvitë katolike të Shqipërisë me rastin e zgjedhjeve të 23 qershorit i bëhet thirrje besimtarëve që të marrin pjesë në zgjedhje për të shprehur vullnetin e tyre, por ata bëjnë thirrje që mos lejohet blerja e votës, si dhe theksohen disa fenomene të tjera negative të zgjedhjeve shqiptare që klerikët katolikë thonë se cenojnë rëndë lirinë, dinjitetin e gjithsecilit dhe dëmtojnë gjithë vendin. 


“Është e njohur se në shumë zona të Shqipërisë vota shitet, blihet apo rrëmbehet nën kërcënim. Të dashur vëllezër, shitblerja e votës është shitblerja e lirisë. Me anë të votës qytetari zgjedh atë që e qeveris dhe jo një blerës që bëhet pronari i lirisë së tij”, thuhet në qarkore.
Ne te shtohet se një i zgjedhur që vjen në pushtet me një votë të vjedhur apo të blerë nuk e meriton atë vend. Po ashtu ai që shet votën shet dinjitetin e tij dhe me këtë votë sjell në pushtet dikë që ia blen këtë dinjitet: e gjithë kjo është në dëm të përbashkët.
“Një fenomen i rëndë është vota nën kërcënim, sidomos lidhur me premtim të vendit të punës. Prandaj është me rëndësi të mos përfshihet administrata publike vendore apo qendrore në këtë proces e aq më pak të kërcënohen me privimin e vendit të punës persona që duan të votojnë ndryshe apo kanë një bindje ndryshe nga forca politike që i ka futur në punë. Kjo është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut dhe të punësuarit që me këtë punë mban familjen e tij”, vazhdohet aty.
Kleriket u bwjwe thirrje forcave politike dhe kandidatëve të bëjnë një fushatë zgjedhore pozitive pa e ulur nivelin në fyerje, sharje, poshtërime të karakterit personal apo familjar sikurse shpeshherë janë vënë re në këto vitet e fundit nga individë apo grupe njerëzish. Duhet një fushatë që bazohet mbi propozimet programatike dhe jo mbi denigrimin e tjetrit. Lidhur me këtë bëjmë thirrje që të mos bëhen pjesë e fushatës fëmijët e shkollave dhe adoleshentët e të mos abuzohet me to.
“Eshtë më se i nevojshëm një administrim i rregullt i procesit të zgjedhjeve në të gjitha hallkat e tij. Në kohët e fundit mjerisht vërehen tendenca manipulimi në këtë proces nga ana e partive politike. Ka shumë rëndësi njohja e zgjedhjeve dhe pranimi i rezultatit nga të gjitha palët dhe kontributi që procesi të jetë sa më demokratik për të pasur një Parlament e Qeveri legjitime dhe efikase”, bëjnë thirrje klerikët.
Klerikwt thonw se vota juaj duhet të jetë për një Parlament që sjell një qeveri, e cila lufton pa kompromis korrupsionin, këtë plagë vdekjeprurëse për demokracinë në Shqipëri. Gjithashtu ju bëjmë thirrje të gjitha strukturave shoqërore dhe qytetarëve që të angazhohen për një Shqipëri pa vrasje dhe hakmarrje. Jeta është e shenjtë dhe askush nuk mund të prekë jetën e tjetrit. T’i lutemi Zotit për një Shqipëri që di të garantojë zgjedhje të lira dhe demokratike e për një mbarëvajtje të procesit zgjedhor të 23 qershorit 2013. -->

0 comments:

Post a Comment