Tuesday, May 28, 2013

‘Sulltanesha Hurem’ përfundon në psikiatri, braktis serialin

Meryem Uzerli, ‘sulltanesha’ e popullarizuar Hurem nga seriali “Shekulli madhështor” (“Muhtesem Yuzyil”), është larguar nga Turqia dhe është kthyer në Berlin.


“Jam keq. Nuk mund të duroj më asnjë ditë në Turqi. Po kthehem në Berlin”, ka deklaruar ajo dhe është paraqitur në një klinikë rehabilitimi.
Aktorja ka humbur vetëdijen pasi ka festuar episodin e 100-të të serialit, i cili e bëri të famshme. Menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë dhe më pas është diagnostikuar me lodhje kronike dhe rraskapitje mendore. Meryem është e prirë ndaj depresionit, ndërsa atë e lodhin edhe fansat, për shkak të të cilëve nuk mund ta bëjë si duhet jetën private.
Me të në Gjermani ka shkruar edhe i fejuari i saj, Can Ates, ndërsa familja është e shqetësuar, sepse ajo e ka të vështirë të përballet me stresin.
Nga ana tjetër thuhet se producentët e serialit kanë mbajtur audicione të fshehta për të gjetur zëvendësuesen e saj. -->

0 comments:

Post a Comment