Friday, May 31, 2013

Protesta në Frankfurt: “Lufta fillon këtu” (Video)

Lëvizja Blockupy ka mbledhur rreth tre mijë protestues, të cilët bllokuan këtë mëngjes hyrjen e ndërtesës së Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt! Pason rrethimi i Deutsche Bank dhe në fund Aeroporti i Frankfurtit. “Lufta fillon Këtu", është slogani i protestuesve që janë kundër varfërisë dhe kundër politikave të ndjekura nga BE dhe nga Banka Qendrore Evropiane.


Protestuesit "morën zemrën financiare të Frankfurtit", në prag të tubimeve të mëdha në të gjithë Evropën, me të cilat synohet të tërhiqet vëmendja te kriza trevjeçare e borxhit! Ata nisën të mblidhen që nga ora gjashtë e mëngjesit!
Protestuesit përcillen nga një numër i madh i policëve mirë të përgatitur, nga cisternat me ujë dhe helikopterët që fluturojnë mbi ta.
Policia raportoi se te barrikadat e vëna sot kishte konflikte të vogla, por se në përgjithësi deri tash nuk kishte probleme të mëdha. -->

0 comments:

Post a Comment