Friday, May 31, 2013

Batutat, kur humori bashkohet me politikën (VIDEO)

Është vetëm fillimi i fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit por dy liderët kryesorë Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë nisur me aq vrull sa në një ditë i sheh në disa rrethe të ndryshme të vendit. Përveç platformave dhe projekteve të tyre elektorale kjo fushatë do të mbahet mend edhe për batutat e shumta që kanë përdorur dy rivalët përballë njëri-tjetrit.

Dhe nëse do të zgjidhnim një fitues për batutat ai do të ishte me siguri lideri i Opozitës Edi Rama. Në çdo takim të tijin me qytetarët aspiranti për kryeministër e ka sulmuar shpeshherë rivalin e tij politik nëpërmjet batutave. Kujtojmë këtu takimin në Kavajë, në Devoll, në Korçë, në Vlorë e në shumë rrethe të tjera të vendit.

Por edhe Berisha në anën tjetër ka ditur t'ja kthejë reston me batutat e tij, që tashmë janë bërë shumë familjare për çdo shqiptar.

Megjithatë, mes dy liderëve ka një ndryshim: Rama i ka marrë përsipër vetë batutat kundër Berishës, ndërsa ky i fundit ndonjëherë përdor edhe kandidatët e tij për deputetë ose zëdhënëset për t'iu përgjigjur kreut të Partisë Socialiste.

Kur poltika bashkohet me humorin është mirë, por kur teprohet, siç bëjnë politikanët tanë, shndërrohet në mërzitje dhe humbje kohe. Fundja kur nuk ke çfarë të thuash do i mbushësh dhjetëra takimet ditore me batuta.

-->

0 comments:

Post a Comment