Tuesday, May 28, 2013

Paguajnë që t’ua vozisin automjetet nëpër urën e frikshme (Video)

Ura Chesapeake Bay që lidh pjesën perëndimore dhe lindore të Marylandit, është njëra nga urat më të frikshme në botë. Kjo bën që shumë vozitës të kenë frikë që ta kalojnë vetë. Ata i paguajnë shoferët lokalë që t’ua vozisin automjetin nëpër këtë urë.


E gjatë tetë kilometra dhe e lartë deri në 56 metra, kjo urë është e ekspozuar ndaj erërave të forta dhe motit të keq me stuhi, gjë që forcon frikën ndaj mijëra vozitësve që kalojnë nga njëra anë e Marylandit në tjetrën.
Në rast të motit të keq, kur të arrish në mes të urës nuk shihet bregu. Frika shtohet edhe nga anijet që kalojnë nën urën me konstruksion të çuditshëm, me shumë kthesa, ngritje dhe ulje.
Por, e keqja ka edhe anën e saj të mirë, pasi përfitojnë vozitësit lokalë. Alex Robinson është njëri nga ata që e mbajnë familjen duke fituar nga 25 dollarë për çdo automjet që kalon në anën tjetër.
Ai thotë se i nevojiten 15 minuta për ta kaluar urën, ndërsa gjatë kësaj kohe me ‘pasagjerët’ flet për gjithçka, përpos urës. -->

0 comments:

Post a Comment