Monday, May 27, 2013

Pishpiriku lojë top trending në Facebook

Vetëm tre muaj prezencë në Facebook i kanë mjaftuar lojës “Pishpirik” të fitoj epitetin e lojës më trendi me letra që luhet në këtë rrjet social. Për momentin 160 mijë njerëz luajnë mijëra lojë “Pishpirik” në ditë. 


Loja e letrave “Pishpirik” e programuar për tu luajtur në formatin eletronik në Facebook është klasifikuar nga rrjeti më i madh social në botë si kryesuese e listës së lojrave në trend që mund të luhen nga mbi 1 miliard përdorues të Facebook-ut.
Loja “Pishpirik” e krijuar nga ekipi Puntoria, që është pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK), këtë sukses e ka arritur vetëm brenda tre muajve sa edhe është e pranishme në rrjetin më të madh social në botë.
“Ky sukses na ka motivuar në punën që jemi duke e bërë aktualisht për të avancuar edhe më tej lojën e Pishpirikut si dhe të mendojmë edhe për digjitalizimin e lojërave të tjera tradicionale të letrave që luhen shumë në vendin tonë dhe në përgjithësi në rajon”, tha Floriment Klinaku drejtor ekzekutiv në firmën Puntoria. Duke ju garantuar përmirësim të vazhdueshëm teknik dhe përmbajtjesor të lojës, vizitorëve të Pishpirikut, Klinaku poashtu falenderon drejtuesit e ICK-së për mbështetjen e vazhdueshme që po i jipet Puntorisë. Ekipi Puntoria është pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo që nga shtatori i vitit 2012.

“Pishpiriku produkti i ekipit Puntoria në inkubatorin e ICK-së sot shënon edhe një të arritur duke u renditur në top lojërat me letra në rrjetin social të Facebook-ut”, tha Uranik Begu Drejtor Ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo (ICK). Begu shtoi se “duke patur parasysh ndikimin e Facebook-ut që tashmë i ka mbi 1 miliardë përdorues dhe konkurencën globale në këtë platformë ky është një sukses i madh për ekipin e Puntorisë , por edhe vete Innovation Centre Kosovo”.
Pishpiriku është lojë me letra që luhet nga shumica e popujve në Ballkan, ndërsa është poashtu e lehtë për tu mësuar. Qasja në lojën Pishpirik është e thjeshtë dhe gjatë luajtjes së saj mund të bisedohet përmes chat-it me lojtarët e tjerë, të dërgohen dhe pranohen dhurata. Loja Pishpirik ka qenë ide e vjetër e anëtarëve të Puntorisë, të cilët kanë dashur qëlimisht ta lansojnë këtë produkt të parin ngase ai sipas tyre paraqet një lidhje emocionale me lojërat që ata i kanë luajtur në të kaluarën.
Inkubatori i ICK-së i mbështetë ndërmarrësit dhe bizneset përmes mentorimit, konsultimit, trajnimit dhe me qasje në zyra dhe objekte për konferenca. Inkubatori ofron një ambient angazhues për komercializimin e ideve të shëndosha për biznes dhe vizibilitet në treg për ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese.
 Innovation Centre Kosovo është i pajisur tërësisht për zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit, të fokusuar veçanërisht në teknologjinë e informimit dhe komunikimit (TIK). ICK veçmas shërbimeve të inkubatorit ofron edhe trajnime të ndryshme. Disa nga trajnimet që ofron ICK-ja janë trajnimi për programim në IOS, ueb dizajn, AutoCAD, si dhe për media sociale. Athene Prosjektledelse nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues. ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

-->

Reactions:

0 comments:

Post a Comment