Thursday, May 30, 2013

Edona me projekt të ri

Këngëtarja e mirënjohur, Edona Llaloshi, pritet që të sjellë së shpejti në tregun muzikor këngën e saj të re, të cilës ajo ia ka bashkangjitur edhe një videoklip. 

 Kënga e realizuar nga Ilir Tolaj dhe Arsim Bunjaku, e me videoklip të EMF Creative është një këngë të cilës ende i mungon titulli, pasi këngëtarja ka thënë për Zëri se ajo po e mendon atë.
“Jemi në përfundim e sipër të këngës dhe videoklipit të ri, që besoj se do t’iu pëlqejë të gjithëve. Këngën do ta emërojmë shumë shpejt dhe brenda një kohe të shkurtër do të plasohet në treg”, ka theksuar ajo.
Ajo shtoi se është tejet e angazhuar dhe se do të jetë e tillë edhe gjatë verës kur do të ketë shumë koncerte. -->

0 comments:

Post a Comment