Tuesday, May 28, 2013

Neymar 11 : Ende po më duket ëndërr (Video)

Fanella te Barca

Derisa Barcelona ka prezantuar fanellat për stinorin e ardhshëm dhe tashmë ka filluar shitja e fanellës së Neymarit ne numrin 11.Braziliani ia ka rrëmbyer numrin 11 Thiago Alcantaras i cili është në dyshim për të ardhmen, pasi Barça po mendon që ta shesë dhe David Silvan.
Superylli brazilian, Neymar ka deklaruar për mediat braziliane se ende po i duket si një ëndërr që ka nënshkruar me Barcelonën.
“Unë jam një nga personat më të lumtur në botë. Ende nuk po mund ta besoj që jam lojtar i Barcelonës. Të luash me Messin, Xavin dhe Iniestën është një ëndërr e kujdo. Kur e shikoja Barcelonën në televizion, gjithmonë ëndërroja nëse një ditë do të luaj në këtë skuadër. E vetmja skuadër që më ka mahnitur me futbollin e bukur, është Barcelona” deklaroj Neymar

-->

0 comments:

Post a Comment