Friday, May 31, 2013

Paraburgoset grupi i Drenicës

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Grupi i Drenicës të paraburgoset për 30 ditë, kanë thënë burimet e Expressit.
Pala mbrojtëse ka kërkuar që Sylejman Selimit, dhe të tjerëve t’u ndërpritet arresti shtëpiak, derisa prokurori Maurizio Salustro, kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
Të shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Sahit Jashari,Zeqir Demaku, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, i njohur si “Grupi i Drenicës”, dyshohen se kanë kryer krime lufte në Likoc gjatë luftës në Kosovë.
Sot kishin kaluar 48 orë të arrestit shtëpiak, të cilat ishin caktuar dy ditë më parë.
Ishte thënë që vendimi për “Grupin” do të jepet të hënën por për paraburgosjen prokurorët vendosën sonte gjatë orëve të mbrëmjes.

-->

0 comments:

Post a Comment