Thursday, May 30, 2013

“Dashuria” njeri-tigër (Video)

Në filozofinë budiste - të një harmonie të plotë të qenieve të gjalla me natyrën - vend të rëndësishëm zë meditimi, toleranca dhe dashuria për speciet e tjera.
Megjithatë, në një manastir budist në Kanchanaburi të Tajlandës, kjo dashuri ka kaluar çdo kufi, ku murgjit rrisin e kujdesen edhe për tigrat.

Mbi 100 tigra jetojnë brenda mureve të manastirit, në harmoni të plotë me murgjit, që përkujdesen njëkohësisht që ata të jenë gjatë gjithë kohës të ushqyer dhe të lumtur. Këto janë vetëm disa prej imazheve të pashlyeshme, që një fotograf britanik arriti të merrte ndërsa vizitoi këtë manastir. -->

0 comments:

Post a Comment