Thursday, May 30, 2013

Për kodin telefonik, një zgjidhje “kreative”!

Për t’i bërë Kosovën dhe Serbinë që të pajtohen për t\'i vënë firmat e tyre në një dokumentacion të përbashkët, në vazhdimësi janë gjetur zgjidhje kreative. Madje, deri me tash, më shumë rëndësi i është kushtuar kreativitetit se sa përmbajtjes.


Mirëpo, siç mëson Express, zgjidhja e negociuar, që është afër pranimit, për nga kreativiteti do t’i lë në hije të gjitha marrëveshjet e deritashme.
Kështu, sipas burimeve të gazetës, palët janë afër pajtimit që Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikimi, i njohur si ITU, do t’ia ndajë shtetit serb, krahas atij +381 që e ka aktualisht, edhe një kod të ri telefonik, që sipas të gjitha gjasave do të jetë +383 ose +384. Serbia, në momentin që do ta pranojë atë kod, e të njëjtin do t’ia “falë” Kosovës për përdorim.
Kështu, të gjitha palëve do t\'u ruhet fytyra. Serbisë, e cila ka arritur që kodin e saj të dyte t’ia jep si dhuratë Kosovës. Kurse pala kosovare do të thotë se i është ndarë një kod shtetëror dhe jo një nënkod siç ishte spekuluar më herët.
Përveç kësaj, Express ka mësuar se palët janë afër marrëveshjes që Autoriteti Rregullativ për Telekomunikim në formë të një MVNO-je ti pajisë me një licencë komunitetin serb në Kosovë. -->

0 comments:

Post a Comment