Thursday, May 30, 2013

"Po t’shoh përmas" arrin në 1 milion klikime

Pas një jave që është publikuar videoklipi i këngës "Po t’shoh përmas", i lansuar nga Baba Stars, ka arritur rekordin e një milion klikimeve.


Se kjo këngë ka arritur të fitojë simpatinë e publikut dhe veçanërisht të fansave të grupit është parë që në 24 orëshin e parë, kur klipi kishte ka arritur të mbledhë jo më pak se 328 mijë klikime në YouTube.
Suksesi i këngës megjithatë ka qenë deri diku i pritshëm nga vetë autorëve të saj.
“Sukseset e këngëve tona kanë qenë gjithmonë në klikime, koncerte në shoubiz dhe në përgjithësi në skenën muzikore. Por, kjo ka qenë një këngë speciale, e cila është lansuar në kohën e duhur dhe pa dyshim se ky sukses është më se i pritshëm për ne”, pati deklaruar lideri i grupit, Getoar Selimi -->

0 comments:

Post a Comment