Wednesday, April 17, 2013

Veseli: Flamuri i Kosovës do të valëvitët edhe në kalanë e Zveçanit!

Po, ne jemi futur në këtë dialog dhe besojmë se do ta arrijmë me suksese, ka thënë zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, para 300 të rinjve që morën librezat e PDK-së duke u anëtarësuar në Rininë Demokratike të Kosovës.

Memli Krasniqi me këtë rast tha Prishtina nuk është e LDK-së dhe se “në zgjedhjet e ardhshme PDK-ja do të fitojë këtë komunë”, ngase sipas tij, “Prishtina deri tash është keqqeverisur nga LDK-ja”!
Kryetari i PDK-së së Prishtinës, Lirak Çelaj, u tha të rinjve se meritojnë një jetë shumë më të mirë, me ujë, pa kaos e mbi të gjitha me vende pune. Ndërsa, zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, foli edhe për procesin e dialogut.
“Ne i jemi futur dialogut në kohën kur duhet të futemi në një dialog, për arsye se jemi në një partneritet të përbashkët me BE-në dhe SHBA-në, me ndihmën e të cilëve kemi arritur deri këtu për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovë”, ka thënë ai, transmeton Kosovapress.
Me anëtarësimin e këtyre 300 të rinjve në Rininë Demokratike të Kosovës, u shpallën edhe zgjedhjet në Rininë Demokratike të Kosovës të PDK-së.

0 comments:

Post a Comment