Wednesday, April 17, 2013

Rita befason përsëri me stilin e saj (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora është njëra nga femrat që nuk ka frikë të eksperimentojë me veshjet e saja.
Së fundi ajo është paraqitur me një stil të veçantë në vende të ndryshme. Rita mori pjesë në eventin e përvitshëm të festivalit “Coachella”, i cili mbahet për tre ditë rresht në të Kalifornisë së SHBA-së.
Bukuroshja 22-vjeçare mbante të veshur një fustan të gjatë ngjyrë vjollce të hapur, bluzë me mëngë të shkurtër ngjyrë të portokalltë dhe një palë atlete të zeza.
Në këtë festival gjithashtu ka performuar edhe rok bendi Red Hot Chili Peppers, këngëtari Nick Cave si dhe shumë këngëtar tjerë.

0 comments:

Post a Comment