Thursday, April 18, 2013

Rikthehet “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”

Vazhdimi i dytë i filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura” do të shfaqet sot premierë në Tiranë, 17 vite pas lansimit të filmit të parë.


Edhe në edicionin e dytë, modelja kosovare Diellza Kolgeci do të jetë në rolin kryesor atë të “Diellzës”, një vajzë shqiptaro-amerikane.
Televizioni “Top Channel” e ka blerë filmin dhe ka bërë post-produksionin e filmit, i cili sot (18 prill) do të jepet premierë në Tiranë. Sipas Diellzës në këtë premierë do të marrin pjesë kritikë të filmit, politikanë dhe artistë të ndryshëm nga Shqipëria dhe mbarë viset tjera.
“Filmi ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’ pas Tiranës do të shfaqet edhe në Prishtinë, më datën 9 maj, dhe pastaj do të pasojë shfaqja edhe në New York, Slloveni dhe në shumë shtete të tjera të botës”, ka thënë Diellza për “Zëri”. -->

0 comments:

Post a Comment