Tuesday, April 16, 2013

Rita dhe Cassie ''armatosen"

Këngëtarja Rita Ora vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave, herë nga aspekti profesional, e herë nga veprimet në jetën private.
Kësaj rradhe, Rita është kritikuar pas publikimit të një fotografie të cilësuar si "e papërshtatshme".
Në të njëjtën ditë me shpërthimin në maratonën e Bostonit, Rita publikoi disa fotografi me Adrienne Bailon dhe Cassie.
Imazhet e 22 vjeçarjes me dy koleget këngëtare, të publikuara të martën, ku ato shfaqeshin me revole në dorë u vlerësua si pa takt dhe një gjykim tërësisht i gabuar, duke qenë në te njejtën ditë me tragjedinë në Boston.
Të tre këngëtaret u sulmuan në mënyrë të ashpër në profilet e tyre, edhe për inkurajimin e përdorimit të armëve

0 comments:

Post a Comment