Wednesday, April 17, 2013

Njihuni me milioneren 6-vjeçare

Gjashtëvjeçarja Isabella Barrett është njëra nga milioneret më të vogla në botë. Suksesin e ka arritur falë spektaklit "Toddlers and Tiaras", ndërsa tani ka edhe linjën e saj kozmetike dhe të bizhuterive

Ajo sillet si një vajzë e rritur, ka stilin e saj, ndërsa shumicën e parave i shpenzon duke blerë rroba dhe këpucë.

"Pse nuk do të më pëlqente që jam milionere? Unë jam yll, kam koleksionin tim të bizhuterive dhe makijazhit dhe më pëlqen të jem shefe. Unë asnjëherë nuk humb, fitoj në secilën garë që marr pjesë", ka thënë vajza.

Nëna e saj Susanna, ka deklaruar se ajo thjesht e ndihmon vajzën që t’i realizojë ëndrrat.

"Të gjithë po shohim se çfarë u ndodh yjeve të reja, si për shembull Britney Spears dhe unë nuk dua që ajo t’i ndodhë vajzës sime. Mirëpo, asaj i pëlqejnë gjërat e bukura dhe nuk duam t’ia kufizojmë ato", ka treguar nëna e milioneres së vogël.

0 comments:

Post a Comment