Saturday, April 20, 2013

Prezervativi i domosdoshëm në “Big Brother”

Masat mbrojtëse për marrëdhëniet seksuale janë pjesë e një pakete të nevojshme që autorët vendosin në shtëpinë e “Big Brother” që prej fillimit të spektaklit.
Bashkë me barnat, si aspirina, paracetamoli apo fashat, janë edhe prezervativët, të cilët banorët mund t’i përdorin sa herë të jetë e nevojshme. Burime nga produksioni kanë thënë për Bluetooth se në tre edicionet e fundit, prezervativët u ofrohen banorëve nga vetë autorët e këtij shou.
Kështu është proceduar edhe sivjet, duke qenë se në shtëpi çiftet kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë natës.
Prej gati një muaji tashmë, disa prej djemve dhe vajzave në shtëpinë e “Big Brother” janë lidhur dhe kanë filluar të ndajnë shtratin bashkë.
Publiku që e ndjek këtë spektakël televiziv edhe gjatë natës, konfirmojnë se çiftet e shtëpisë kalojnë orët e tyre të dashurisë, dhe kjo nuk përbën më një risi. Prandaj, masat mbrojtëse janë të domosdoshme.

0 comments:

Post a Comment