Tuesday, April 16, 2013

Çfarë Keni Të Shkruar Në Shuplakë Të Dorës?
















Çfarë Keni Të Shkruar Në Shuplakë Të Dorës?



Leximi nga shuplaka e dorës rrënjët e veta i ka që nga e kaluara e lashtë. Pavarësisht asaj nëse besoni apo jo në atë se çka ju flet dora, leximi nga vijat e dorës para së gjithash është pjesë e kureshtjes dhe argëtimit të cilat i kanë adhuruar edhe paraardhësit tanë.
Shuplaka juaj e dorës ka tri vija kryesore. E dashurisë është në maje të shuplakës, vija e kokës në mes të shuplakës, ndërsa vija e jetës në fund të shuplakës. Me kalimin e jetës edhe vijat mund të ndryshojnë së bashku me personalitetin, qëndrimet dhe përvojat tuaja.
Pra, jeta është ajo që përcakton pamjen e shuplakës, ndërsa nuk është shuplaka ajo që përcakton jetën tuaj. Për shembull, përvoja traumatike mund të krijojë ndërprerje të lehtë të vijës së kokës. Leximi i shuplakës së dorës nuk është parashikim. Po ashtu nuk do t’ju tregojë se çfarë do të ndodhë, por vetëm do t’ju përkujtojë për diçka që tashmë ka ndodhur.
Vija e dashurisë
Vija juaj e dashurisë ka të bëjë me të gjitha emocionet dhe situatat që janë të lidhura me dashurinë. Është e vendosur mbi vijën e kokës dhe jetës, saktësisht nën gishta.
Nëse vija fillon menjëherë nën gishtin tregues, atëherë jeni të kënaqur me jetën tuaj të dashurisë.
Nëse fillon nën gishtin e mesëm, tregon egoizëm dhe materializëm kur bëhet fjalë për dashurinë.
Nëse vija është e drejtë dhe e shkurtër, keni dëshirë të lartë seksuale dhe nuk jeni shumë romantik.
Nëse vija fillon menjëherë në mes gishtit tregues dhe të mesëm, do të thotë që zemrën tuaj e jepni shumë lehtë.
Nëse vija lëshohet teposhtë, do të thotë që e keni zemrën të thyer.
Nëse vija është e gjatë dhe e lakuar, do të thotë që i shfaqni lehtë emocionet tuaja.
Vija e cila është paralele me vijën e kokës zbulon personin që përballet mirë me emocionet e veta.
Nëse vija juaj është e valëzuar, jeni dashnor i mirë, por ju mungojnë lidhjet serioze.
Rrethi në vijën tuaj ka të bëjë me periudhën e depresionit në jetën tuaj.
Vijat e vogla apo të imta që shtrihen mbi vijën e dashurisë janë shenjë e fatit dhe lumturisë, ndërsa vijat që shtrihen nën vijën e dashurisë janë shenjë e zhgënjimit.
Vija e kokës
Kjo vijë nuk tregon se sa jeni të zgjuar, por mënyrën tuaj të të menduarit. Ajo tregon për besimet tuaja, moralin dhe qëndrimin e përgjithshëm ndaj jetës. Vijat e kokës fillojmë menjëherë nën vijën e jetës.
Vija e shkurtër e kokës zbulon që dëshironi të punoni për arritjen e qëllimeve fizike, dhe jo mentale.
Vija e lakuar, respektivisht e lëshuar tregon kreativitet.
Nëse vijat e kokës dhe të jetës janë tërësisht të ndara, do të thotë që shijoni aventurat dhe keni entuziazëm të madh jetësor.
Vija e valëzuar tregon që nuk mund ta mbani shumë vëmendjen dhe që nuk kënaqeni edhe aq shumë në mendimet e thella.
Nëse keni vijë të thellë e cila shtrihet horizontalisht nëpër shuplakë, do të thotë që jeni të fokusuar dhe që keni mendime të qarta.
Nëse keni rrathë ose kryq në vijën e kokës, do të thotë që keni kaluar nëpër krizë

0 comments:

Post a Comment