Wednesday, April 17, 2013

Prezantohen syzet Google Glass

Para pak ditësh Google prezantoi syzet Google Glass të cilat do të kenë një rezolucion sa një ekrani 25 inç ndërsa kamera do të kapë foto 5 megapixel, ndërsa videot në rezolucion 720p.

Pajisja do të suportojë Wi-Fi me standarde 802.11b/g. Ajo do të ketë gjithashtu Bluetooth. Kujtesa e lirë do të jetë 12 GB, megjithatë syzet mund të sinkronizohen me Google cloud.

Në total pajisja ka 16 GB kujtesë. Deri tani, syzet do t’u shiten vetëm disa personave të veçantë të cilët kanë aplikuar për t’i blerë ato me një çmim prej 1500 $. Përveç këtyre karakteristikave, Google u ka treguar një numri të kufizuar zhvilluesish edhe Google Mirror API, e cila do t’u mundësojë atyre të ndërtojnë shërbime të bazuara në ueb (të quajtura Glassware), të cilat ndërveprojnë me Google Glass, shkruan PCWorld Albanian.

Funksionalitetet ofrohen përmes një API të bazuar në cloud, duke eliminuar opsionin e ekzekutimit të kodit në Glass.

0 comments:

Post a Comment