Wednesday, April 17, 2013

Ushtria e Kosovës pas 3-5 vjetësh në veri


Plani i SHBA-së
  Në tavolinën e negociatave të raundit të nëntë ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të jetë plani të cilin e kanë përgatitur SHBA, pikë kyçe e të cilit është se nuk do të ketë ushtri të Kosovës në veri”.
Sipas burimeve të kësaj gazete, Prishtina në raundin e sotshëm plus, do të pranojë shumë koncesione që çojnë drejt marrëveshjes, por se koncesione priten edhe nga Beogradi, por pa e rrezikuar kërkesën themelore – sigurinë e Bashkësisë serbe në veri e jug të Ibrit.
Sipas planit amerikan, Forcat e Sigurisë të Kosovës brenda disa viteve të ardhshme nuk do të jenë në pjesën e veriore të Kosovës. Propozimi i ndërmjetësit të “padukshëm” është që kjo periudhë të jetë tri deri pesë vjet, ndërsa Serbia kërkon një periudhë dhjetëvjeçare, kështu që duket se periudha pesëvjeçare do të jetë opsioni më real.
Po ashtu sipas burimeve të kësaj gazete konfirmohet se FSK-ja, ushtria e ardhshme e Kosovës, në veri do të mund të intervenojë vetëm në raste të fatkeqësive elementare, pra pa armë.
Pikë tjetër e planit e marrëveshjes së mundshme është autonomia e plotë e Bashkësisë së komunave serbe në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, ashtu siç parashihet edhe me Planin e Ahtisarit.
Njëherësh, Prishtina merr obligimin se nuk do të kërkojë zgjerimin e Bashkësisë as me pjesën jugore të Mitrovicës, as me komuna të tjera me popullsi shumicë shqiptare.
E panjohura që duhet të zgjidhet është emërimi i shefit të policisë rajonale në veri si dhe kompetencat dhe subordinimi i gjykatave, që sipas “Novi magazin” kjo do të mund të jetë pikë kyçe e marrëveshjes.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Bruksel, me dëshirën për të arritur marrëveshje me Serbinë.

0 comments:

Post a Comment