Thursday, April 25, 2013

Si të mos vuani nga një ndarje

Zhgënjimet në dashuri të japin dhimbje në çdo moshë, por kur jemi shumë të rinj dhe delikatë, ndonjëherë nuk dimë ta menaxhojmë. Për këtë arsye kërkojmë ndonjë bashkëpunim ose ndonjë këshillë sesi ta kalojmë momentin e zhgënjimit të dashurisë. Ja disa të tilla për filluar një jetë të re…

Psikologji

Të krijohet përshtypja që dhimbja nuk do të ndalet më, duket si një gjë që do të zgjasë deri në përjetësi.

Dhimbja

Mbylleni në vetvete. Ish i dashuri është gjithmonë në qendër të mendimeve: “përse iku”, “çfarë do të jetë duke bërë”, “a mendon më për mua”.

Zemërimi

Pas dhimbjes te ju fillojnë të shfaqen momentet e thella të zemërimit dhe të pakënaqësisë kundër ish të dashurit tuaj. I bëni pyetje vetes nëse ai apo ajo do të ketë një histori tjetër dashurie dhe që sigurisht do të ketë vendosur ta presë, sepse ka rënë në dashuri me një person tjetër. Për këtë gjë ai apo ajo urrehet, fyhet, sepse ju ka lënduar.

Mos mendoni shumë për ish të dashurin tuaj

Duhet të ecni përpara, është diçka e keqe dhe e gabuar të mendoni shumë për atë që të ka shkaktuar një situatë të dhimbshme, zhgënjyese.

Mos provoni “gozhda del me gozhdë”

Nuk është e nevojshme të mbështeteni në një histori të re vetëm e vetëm për të harruar atë dhe për të kërkuar stimuj të rinj.

0 comments:

Post a Comment