Sunday, April 21, 2013

Tipat e humorit dhe ndikimi i tyre në lidhjen romantike

Një sens humori është gjithnjë i mirë për çdo person, por nganjëherë mund të bëjë më shumë keq se mirë, e sidomos kur e tejkaloni linjën.

Ka dy lloje humori: humori i mirë dhe ai i keq. Nëse përdorni tipat e mirë të humorit, ju do ta bëni partnerin tuaj t’ju dashurojë edhe më shumë, kurse përdorimi i humorit të keq mund të ndikojë negativisht në lidhjen tuaj.
Tipat e humorit të mirë:
Shakatë vetëkritike
Këto janë shakatë më të mira, për shkak se nëpërmjet tyre ju e vini veten poshtë, duke pranuar një gabim nëpërmjet humorit. Në këtë mënyrë ju e pranoni gabimin dhe i tregoni partnerit se nuk jeni e zemëruar.
Shakatë praktike
Këto shaka janë shumë të lezetshme. Mund ta lagni me ujë partnerin dhe të fshiheni diku si një fëmijë, derisa t’ju gjejë dhe t’ju ‘dënojë’. Kjo funksionon më së miri për t’ju afruar edhe më shumë mes vete.
Shakatë momentale
Këto shaka ndodhin në momente kur jeni në mes të bisedës dhe varësisht nga ngjarja që tregohet ju e ktheni atë në një shaka. Kjo do ta bëjë edhe atë të ndihet me fat që ju ka, për shkak se mund ta bëni të qeshet në çdo moment.
Tipat e humorit të keq:
Sarkazma
Kjo është diçka që vjen natyrshëm, sidomos kur jeni duke u grindur, por ju mund të largoheni shumë me njëri-tjetrin nëse filloni ta përdorni atë.
Humori ofendues
Ndonjëherë ju mund të bëni shaka thjesht për ta ngacmuar partnerin tuaj, apo për ta nxjerrë zemërimin tuaj në të, por keni kujdes, sepse shakatë ofenduese, edhe pse thuhen në formë humori, mund të merren seriozisht nga ana e partnerit tuaj.

0 comments:

Post a Comment