Friday, April 26, 2013

Me Jeremicin tallet Bono i rrejshëm (Foto/Video)

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremic, ka postuar me krenari në profilin e tij në Twitter, fotografinë ku ai dhe “Bono Vox” (lideri i mega rock grupit U2) janë të përqafuar dhe i drejtojnë tek kamera tre gishta (që simbolizojnë edhe nacionalizmin serb).
Jeremic dhe Bono janë “fotografuar” në një aktivitet humanitar të organizuar nga banka "Morgan Stanley" në New York, për të mbështetur spitalet në Serbi.ë përkujtojmë, që Bono Vox ka qenë tri herë i kandiduar për Çmimin Nobel për Paqe. Por, në këtë foto nuk është Bono i vërtet, por Pavel Sfera (i lindur në ish Jugosllavi, nga prindërit rumunë), një imitator që me vite të tëra sillet dhe vishet si Bono Vox. Më poshtë do të mund të shihni disa video të Pavelit - "Bonos" nga fotografia e Jeremicit!?

0 comments:

Post a Comment