Saturday, April 27, 2013

A ju sheh vetëm si shoqe?

Këto shenja nuk është e lehtë të shihen. Mbi të gjitha ju e pëlqeni atë dhe nuk do të donit që ai t'ju shihte vetëm si një mike. Por, mos u brengosni tani do të mund ta kuptoni në një mënyrë më të lehtë, nëpërmjet këtyre shenjave:

Përdor nofka
Nëse atij i pëlqeni, ai mund të ketë qindra emra për ju, por nëse vërtet nuk do asgjë më shumë se shoqëri, ai do të përdor të njëjtat nofka që përdor me miqtë e tij meshkuj. Kjo është një shenjë që tregon se nuk ju sheh si diçka më shumë se mike.

Ju filloni çdo gjë
Nëse ju duhet të jeni gjithnjë e para që fillon çdo gjë, kjo është një shenjë se atij nuk i interesoni më shumë sesa një mike. A ju duhet ta thërrisni ju në telefon vazhdimisht? A jeni ju ajo që e ftoni gjithnjë e para për të shkuar diku?
Nuk jeni vetëm asnjëherë
A keni gjithnjë edhe një person të tretë apo të katërt, kur jeni me atë personin që u pëlqen? Nëse nuk jeni vetëm asnjëherë, kjo do të thotë se ai nuk do që të jeni vetëm për shkak se jeni miq dhe ka dëshirë që të qëndroni me miqtë.
Flet tërë kohën për vajzën që e pëlqen
Kjo është diçka tipike për meshkujt. Ata flasin për personat e interesit të veçantë për ta, vetëm me miken/mikun më të mirë. Pas të gjithash a nuk flisni edhe ju me shoqet për personin që ju pëlqen?

0 comments:

Post a Comment