Wednesday, April 24, 2013

Affleck do të jetojë me 1.5 dollar në ditë

Aktori, regjisori dhe skenaristi amerikan, Ben Affleck, planifikon që javën e ardhshme ta kalojë duke shpenzuar vetëm një dollar e gjysmë në ditë.40-vjeçari këtë veprim do ta bëjë si pjesë e fushatës për vetëdijesimin e popullatës për njerëzit e varfër, “Live Below the Line”.
Sipas Fox News, fituesi i Oskarit gjatë pesë ditëve në javën e ardhshme do t’i ulë shpenzimet ditore për ushqim dhe pije në 1.5 dollar (që është kufiri statistikor i varfërisë ekstreme në SHBA).
“Në gjithë botën, 1.4 miliard njerëz jetojnë me më pak se një dollar e gjysmë në ditë. Po i bashkohem kësaj fushate në emër të Kongos lindore. A do ta bëni edhe ju?”, ka shkruar aktori në Twitter.
-->

0 comments:

Post a Comment