Wednesday, April 24, 2013

Cana kundër marrëveshjes: U shitën trojet shqiptare

Lorik Cana del kundër marrëveshjes së Kosovës me Serbinë. Kapiteni i kuqezinjve ka reaguar nëpërmjet rrjet-it social Facebook për të thënë fjalën e tij kundër kësaj marrëveshjeje. Ai ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë thënë se po e ndjek seancën e Kuvendit të Kosovës.

"Jam apolitik, por me atë se çfarë po shoh se po bëhet në Kuvendin e Kosovës është diçka që po e rikthen historinë...atë pjesën ku Trojet Shqiptare u copëtuan dhe "Fuqitë Europiane" këto troje ua falën popujve sllav! Pas çdo lufte e humbje të mijëra jetë njerëzish u dashka që edhe tokat tona të lëshohen! Mos bëni pazar me atë çka është e juaja", ka shkruar ai në rrjetin social, transmeton Shekulli.

0 comments:

Post a Comment