Sunday, April 21, 2013

Koreanët 11 vjeç, përgatiten për luftë (Foto dhe video)

Rekrutët e rinj me koka të rruara, përgatiten për luftë në terrenet e Shkollës Revolucionare Mangjongde në Phenian, të cilën shkollë dikur e kishte ndjekur Kim Jong Li, në të cilën mësohet se si të marshohet si një dhe stërvitin taekwondo, ndonëse janë të moshës 11 vjeçare

Nxënësi i kësaj shkolle, Jo Chung Hjok thotë se për shkak të situatës aktuale përpiqet të mëson sa më shumë.
“Mendoj se kështu mund t’iu hakmerrem imperialistëve amerikan: duke marrë nota sa më të mira në shkollë. Kjo është detyrë e imja revolucionare. Veçmas përpiqem të marr nota sa më të mira nga aftësimi ushtarak”, tha ai.

Fëmijët 11 vjeç në uniforma ushtarake
Fëmijët bartin pushkët derisa përgatiten të bëhen “bërthama”e Ushtrisë Popullore koreane.
Krahas shkathtësive ushtarake nxënësit mësojnë biologji, histori dhe gjuhët, por nuk kanë qasje në internet dhe në mjetet ndihmëse në mësim.

 ëmijët me koka të rruara ushtrojnë taekwondo
Shkolla është themeluar në vitin 1947, në mënyrë që aty të jetojnë dhe arsimohen bijtë dhe bijat e ushtarëve të rënë në luftën kundër Japonisë, e cila e mbajti të okupuar Korenë nga viti 1910 deri në vitin 1945.

0 comments:

Post a Comment