Saturday, April 27, 2013

Rrenat serbe: “Thaçi spiun i Jugosllavisë”!

Mediat serbe, sidomos ato proqeveritare, vazhdojnë të ‘të shpifin dhe te plasojnë rrena të ndryshme për kryeministrin Hashim Thaçi dhe jo vetëm atë.Pjesa më e madhe e shkrimeve ‘të thurura’ për udhëheqësit kosovarë kalojnë çdo etikë të gazetarisë dhe çdo etikë njerëzore.
Në vazhdën e këtyre artikujve hyn edhe ky i botuar në të përditshmen serbe “Kurir”.
“Rreptësisht konfidenciale: Thaçi ishte spiun serb”! ky është titulli i artikullit të botuar në gazetën serbe, që vazhdon të kënaq egot e nacionalistëve dhe shovinistëve të caktuar serbë.
“Vëllai më i madh i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit shtetëror të sigurimit të Jugosllavisë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar! Veçanërisht roli i tij u vu re si bashkëpunëtor i SDB-së në demonstratat studentore në Prishtinë në vitin 1981, të cilat u shuan me dhunë”, shkruan “Kuriri”, citon ORAinfo.
“Lidhjet e Thaçit me DB-në në Beograd për opinionit tonë të gjerë dhe atë shqiptar edhe sot janë sekrete, kurse bashkëbiseduesi i Kuririt, njëri nga ish shefat e SDB-së së Jugosllavisë, as sot nuk ka dashur ta zbuloj këtë deri në fund. Është e saktë se njëri nga vëllezërit e Thaçit ka qenë lidhja jonë operative në Kosovë gjatë demonstratave të mëdha në fillim të viteve të 80-të të shekullit të kaluar”, shkruar “Kurir”, ku paralajmëron se pjesën tjetër të artikullit do ta botoj në numrin e së dielës (28 prill).
-->

0 comments:

Post a Comment