Saturday, December 28, 2013

Murat Jashari: Ulëset e rezervuara, gabim i kushtueshëm

Prishtinë, 28 dhjetor – Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari ka vlerësuar se Kosova nuk ka fituar gjë prej procesit të dialogut me Serbinë.



“Në aspektin e jashtëm, të diplomacisë evropiane, në të gjitha segmentet e bashkësisë evropiane dhe të OKB-së ky dialog lavdërohet. Por, nëse e shohim në aspektin e brendshëm, absolutisht nuk kemi fituar gjë”, ka vlerësuar Murati për gazetën Epoka e Re.

Madje, ai ka deklaruar se me procesin e dialogut rrezikohet edhe humbja e stabilitetit të vendit tonë. Jashari ka folur edhe për çështjen e rezervimit të ulëseve të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar se tejkalimi i Pakos së Ahtisaarit do të ishte gabim i kushtueshëm. 

0 comments:

Post a Comment