Wednesday, December 25, 2013

Janë betuar ish pjestarët e MUP-it

                

ish pjesëtarët e MUP-it, 16 sish, të cilët të cilët ditë më parë filluan trajnimin për inkuadrim në Policinë e Kosovë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, tashmë janë pajisur me kartela identifikuese të Policisë së Kosovës, me armë zyrtare dhe poashtu kanë bërë betimin si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Informatën e ka konfirmuar për "Zëri" zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani. “Dje kanë qenë, janë pajisur me kartela identifikuese dhe janë pajisur me armë zyrtare dhe pas festës, pritet vazhdimi i pjesës së trajnimit edhe të gjuajtjeve me armë, që është njëra prej procedurave të pajisjeve me armë”, ka thënë Kelani.
Sipas tij gjithçka ka shkuar në rregull, përmes respektimit të procedurave dhe gjithashtu kontratat e punës të këtyre policëve janë bërë siç e parashohin procedurat. Gjithashtu betimi dhe nënshkrimi i betimit është bërë siç e parashohin procedurat e Policisë së Kosovës.
Këta policë u trajnuan nga trajnues të EULEX-it pa përfshirjen e trajnuesve nga radhët e Policisë së Kosovës. /Zëri/

0 comments:

Post a Comment