Thursday, December 26, 2013

Kundër duhanpirjes, 44 fletëparaqitje në gjykatë

Zbatimi i deritanishëm i Ligjit për Kontrollin e Duhanit ka paraqitur një sukses. Ky paraqet një ndryshim të qartë në kulturën qytetare dhe një shkallë të lartë të përgjegjësisë individuale.

Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, pas takimit të tretë të Këshillit Ndërministror për Kontrollin e Duhanit.
Agani, ka thënë se përkundër pritjeve që ky ligj do të shkelet gjatë muajve të dimrit, ende nuk kanë hasur në shkelje masovike.
“Përkundër pritjeve se ky ligj do të shkelet gjatë muajve të dimrit, të kemi një shkelje më masovike të këtij ligji, kjo nuk ka ndodh. Ndonëse kemi shkelës të evidentuar, tanimë institucionet e caktuara hoteliere e lokale të caktuara, të cilat në mënyrë të përsëritur sfidojnë institucionet e ligjit organet e rendit, drejtësisë dhe inspektoratet në fjalë, i apeloj të gjithë bartësit e lokaleve hoteliere, zyrtarët përgjegjës në institucionet publike dhe private të respektojnë ligjin”, ka thënë Agani.
Ai ka shtuar se së shpejti do të mbajë takim edhe me kryetarët e komunave në të cilat i kanë identifikuar si zona në të cilat nuk zbatohet ligji, për të kërkuar që t’i fuqizojnë aktivitetet e inspektorëve të atyre komunave.
“Ne shumë shpejt do të kemi takime edhe me kryetarët e komunave, që i kemi identifikuar si zona ku ligji nuk zbatohet me suksesin e pritur dhe unë do të jem edhe pjesë e këtyre vizitave me anëtarët e tjerë të këshillave koordinuese të cilat janë të formuara në 7 regjione të Kosovës, në 7 qendrat më të mëdha urbane të vendit. Ne së bashku do t’i vizitojmë kryetarët e këtyre komunave dhe do të kërkojmë nga ta t’i fuqizojnë aktivitetet e inspektorateve komunale”, ka shtuar Agani.
Kryeinspektorja sanitare, Iliriana Zymberaj, ka shtuar se deri më tani Ligji është duke u zbatuar mirë në krahasim me si ka qenë. Ajo ka thënë se deri më tani i kanë pasur rreth 800 inspektime dhe 44 fletëparaqitje
“Deri më tash janë bërë 44 fletëparaqitje të dërguara në gjykatë, ndërsa gjykata i procedon dënimet më tutje. Për individ deri më tani, nuk kemi pas për shkak se nuk kemi has në individ, më shumë kemi pas probleme me subjektet afariste”, ka thënë Zymberaj.
Sipas kryeinspektorës, inspektimet do të vazhdojnë në Prishtinë dhe në secilin regjion tjetër

0 comments:

Post a Comment