Thursday, December 26, 2013

Hoxhaj: LDK-ja ta mbajë premtimin për vendet e rezervuara

Ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka bërë thirrje partisë më të madhe opozitare, LDK-së, që të mbajë premtimin për vazhdimin e vendeve të rezervuara për minoritetet.

“Kur na janë dashur votat e minoriteteve për të përfunduar procesin e pavarësisë së mbikëqyrur, ne bashkë me LDK-në e AAK-në u kemi premtuar, edhe para faktorit ndërkombëtar, se atyre do t’u vazhdohen vendet në Kuvend edhe për një mandat. Tash LDK-ja duhet ta mbajë premtimin e dhënë, dhe të pajtohet për ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Hoxhaj në Interaktiv të KTV-së.
Ai pohoi se nuk mund të ketë asnjë krizë apo bllokadë nëse ndodh vazhdimi i vendeve të rezervuara edhe për një mandat, ndërsa tregoi se iu gëzua fitores së Shpend Ahmetit në Prishtinë, duke e quajtur Isa Mustafën humbësin e madh të këtyre zgjedhjeve.
Për PDK-në tha se humbja e disa komunave ishte e pritshme, porse partia e tij do të konfirmohet partia e parë edhe në zgjedhjet e ardhshme nacionale! /KTV

0 comments:

Post a Comment